Linda Gashi, 24-vjeçare, e diplomuar në Fakultetin Juridik, qe dy vjet është në kërkim të një vendi pune.
Për të, kjo është një nga sfidat më të mëdha, me të cilën përballet.
“Kam aplikuar [për punë] diku deri në pesë herë në institucionet publike dhe kur e kam parë që nuk po bëhet asgjë, e kam lënë (nuk aplikoj)”, thotë ajo.
Pothuajse në çdo konkurs pune të institucioneve publike, thotë ajo, kërkohet përvojë pune për pozitën e caktuar, që për Lindën ka qenë e pamundur të arrihet gjatë kohës kur ajo ka studiuar.
“Kam tentuar [pas diplomimit] të praktikoj profesionin tim në shumë vende, kam punuar edhe pa pagesë. I kam bërë 2-3 lloj praktika, pasi që zakonisht kërkohet përvoje pune nëse aplikon për një vend pune. Jam munduar ta zhvilloj karrierën time. E kam ditur nga gjeneratat më të vjetra se unë, se edhe ata nuk gjenin punë kur diplomonin”, thotë Gashi.
Sipas Agjencisë së Statistikave, në Kosovë, numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh se sa numri i burrave.
Të dhënat tregojnë se gratë punëkërkuese me nivelin bachelor dhe master në dhjetor të vitit 2020 ishin 7,557, ndërkaq me të njëjtin nivel të shkollimit ishin 4,370 burra.
Por, pavarësisht nivelit më të lartë të shkollimit, punësimi i grave është në nivel më të ulët. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind. Shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 30 për qind, kurse çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë persona.
Barriera të shumta deri tek punësimi
Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimeve të bëra, një grua në Kosovë mund të presë deri në 8 vjet për t’u punësuar.
Sipas saj, gratë më vështirë vijnë deri te punësimi, pasi që ato kërkojnë një punë më të sigurt dhe një punë ku respektohet Ligji për pushimin e lehonisë dhe ku pagat janë më dinjitoze.
“Gratë e reja kanë interesim për të kryer fakultetin, për t’u përgatitur për punë, por vështirësitë paraqiten kur ato kërkojnë punë në sektorin publik apo privat. Burrat gjenden më lehtë pasi që edhe profesionet që kërkohen janë ende profesione ku kërkohen burrat më shumë”, thotë Demolli.
Po ashtu, Demolli shton se ka gra që janë më të shkolluara se burrat dhe mund të gjejnë më lehtë punë, por nuk kanë lidhje me partitë politike, pasi, siç thotë ajo, “aktualisht në Kosovë partitë politike i punësojnë qytetarët”.
“Një gjë që po i pengon gratë për të hyrë në tregun e punës është kujdesi për fëmijët jo kur janë të vegjël, por kur janë në shkolla prej 7 vjet deri në 13 vjet, ku fëmijët nuk mund të dërgohen as në kopshte dhe nuk ka shkollim gjithë-ditor. Sistemi i arsimit nuk është i përshtatur me sistemin e punës për gratë dhe burrat në Kosovë, kështu që patjetër një prind duhet të sakrifikojë dhe të qëndrojë në shtëpi”, thotë Demolli.
Ndryshe, numri i të punësuarve në sektorin publik është mbi 83 mijë.
Paga mesatare neto te shumica e punonjësve në Kosovë, sipas ASK-së, është mes 400 euro deri 500 euro në muaj. Nga mesatarja e kësaj pagese mujore janë vërejtur dallime gjinore me 0.1 për qind më e lartë te burrat sesa te gratë.
Linda synon të punësohet në sektorin publik, pasi që ajo e konsideron një punë më të qëndrueshme dhe më të mirë se në sektorin privat.
“Së pari në sektorin publik të ofrohet një siguri e punës, nëse ti e nënshkruan një kontratë, atëherë ajo kontratë tregon deri kur je në punë dhe të japin mundësi zhvillimi më shumë dhe presioni nuk është i njëjtë si në sektorin privat”, thotë Linda.
Kosova prin me numrin më të vogël të punësimit të grave
Krahasuar me vendet e rajonit, sipas Bankës Botërore, Kosova ka nivelin më të ulët të punësimit të grave.
Sipas një raporti të Bankës Botërore, në vitin 2019 Shqipëria kishte shkallën e punësimit të grave mbi 50 për qind, Mali i Zi dhe Serbia afër 50 për qind, Maqedonia e Veriut mbi 40 për qind, derisa Bosnja e Hercegovina rreth 30 për qind. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje