LAJMI I FUNDIT:

Gratë në moshën pesëdhjetëvjeçare patjetër duhet të marrin një mineral

Gratë në moshën pesëdhjetëvjeçare patjetër duhet të marrin një mineral

Ngadalëson plakjen, parandalon sëmundjet

Mineral i rëndësishëm për shëndetin, dukjen rinore dhe rregullimin e hormoneve, ja cilat janë ushqimet që e përmbajnë!


Në moshën pesëdhjetëvjeçare, gratë përballen me ndryshime të statusit hormonal, hyjnë në menopauzë dhe përballen me simptoma të caktuara nga të cilat disa mund të jenë të pakëndshme.

Për këtë shkak është me rëndësi t’i kushtohet kujdes mënyrës së ushqimit dhe shëndetit, si për shkak të jetëgjatësisë, ashtu edhe për shkak të bukurisë, transmeton Telegrafi.

Armiku kryesor i shëndetit tuaj, linjës trupore dhe rinisë gjithsesi janë sheqeri, ushqimi i rafinuar, mënyra e jetesës në pozicionin ulur dhe stresi.

Po ashtu, është me rëndësi të konsumoni ushqim të llojllojshëm, i cili është i pasur me të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme, por njëri është posaçërisht i rëndësishëm në këtë moshë të jetës – seleni.

Seleni është një antioksidant i fuqishëm, ngadalëson plakjen e trupit, neutralizon radikalet e lira dhe ka një efekt të favorshëm në gjendjen e flokëve dhe lëkurës. Ndihmon në uljen e rrezikut të çrregullimeve hormonale, kështu që seleni është shumë i rëndësishëm për gratë që hyjnë në menopauzë. Për shkak të vetive të tij antioksiduese, forcon sistemin imunitar dhe ngadalëson plakjen e jashtme dhe të brendshme. Mbështet shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Ka një efekt të dobishëm në sistemin nervor dhe tejkalimin e stresit. Merr pjesë në përthithjen e disa vitaminave.

Niveli i selenit duhet të kontrollohet në laborator, por ka edhe simptoma që tregojnë se vuajmë nga mungesa:

▪ Ndjenja e vazhdueshme e dobësisë dhe lodhjes
▪ Probleme hormonale dhe kardiovaskulare pa arsye të dukshme
▪ Lëkura, flokët, thonjtë përkeqësohen
▪ Ndryshimi i ngjyrës së thonjve

Të njëjtat simptoma mund të kenë mijëra shkaqe. Prandaj, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të mos merrni asnjëherë suplemente vetë, sepse shumë selen mund të jetë i rrezikshëm.

shutterstock

Cilat ushqime përmbajnë selen?

Përfshini në dietën tuaj: peshk dhe ushqim deti, fëstëkë, kërpudha, vezë, krunde gruri dhe tërshërë, kokos, fara dhe arra luledielli, yndyrë, djathë, hudhër.

Ushqimet që ndërhyjnë në përthithjen e selenit janë: ëmbëlsirat, brumërat, pijet e gazuara. Nëse hani rreth 50 g kërpudha, ose 70 g arrë kokosi, ose një deri në dy arra braziliane në ditë, do të keni një nivel të mjaftueshëm të selenit në trupin tuaj. /Telegrafi/