Kosova nuk mund të mburret me përfaqësimin e grave në vendimmarrje, thonë përfaqësuese të organizatave të grave.
Në bazë të ligjeve, gratë gëzojnë të drejta të barabarta me burrat sikurse edhe në vendet tjera të Bashkimit Evropian. Megjithatë, përfaqësimi i gruas në institucionet e Kosovë e posaçërisht vendimmarrje, vlerësohet se nuk është në nivelin e duhur.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, thotë se Kosova ka shumë gra të shquara, të cilat kanë sjellë ndryshime në shoqëri, por, siç thotë ajo, fatkeqësisht shumica nga to, nuk janë në pozita udhëheqëse apo në vendimmarrje.
“Në studime të ndryshme është parë që gratë në udhëheqje janë shumë më të suksesshme, lënë ndryshime shoqërore në komunikim, janë më të mira në transparencë e llogaridhënie, që është shumë më rëndësishme. Po ashtu janë shumë më shumë të hapura dhe transparente”.
“Mendoj që Kosova mund të ecë përpara nëse gratë kanë lidership, gratë të cilat mund të jenë pjesë e vendimeve të rëndësishme. Për shembull, fakti që komplet Ekipi negociator [në dialogun politik Kosovë- Serbi] përbëhet nga burrat, flet që gruaja në Kosovë nuk dëgjohet”, thotë Rushiti.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe disa zyrtarë tjerë të Qeverisë së Kosovës.
Vitin e kaluar Departamenti Amerikan i Shtetit i kishte ndarë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Grua të Guximshme. Ajo thekson se pavarësisht që janë bërë disa lëvizje pozitive në Kosovë, në kuptimin e kuotës dhe pjesëmarrjes në Parlament, megjithatë, gratë, sipas saj, ende nuk e kanë vendin adekuat.
“Fatkeqësisht, politikanët vetëm statuse sociale prodhojnë kur krenohen me gratë edhe me të arriturat e grave në botë. Ndërsa, prania e grave në vendimmarrje është shumë larg. Kështu që në këtë perspektivë po mendoj që po të ishin gratë në pozita udhëheqëse, kyçe, situata në Kosovë do të duhej të ishte dukshëm më e mirë”, thekson ajo.
Rushiti thotë se në Kosovë shoqëria është ende patriarkale ku mendohet se burri duhet të dominojë e të marrë vendime.
“Fatkeqësisht një vend i sapodalë nga lufta me probleme sociale…, narracioni është i atillë që burri duhet të dominojë çdo kund. Por, fakti është se aty ku kanë udhëhequr gratë, kanë treguar ndryshime shoqërore dhe është arritur që të shihen rezultate konkrete”, shton Rushiti.
Në Qeverinë e Kosovës në mandatin aktual nga pesë poste të zëvendëskryeministrave dhe njëzet ministri, vetëm në dy ministri udhëheqin femrat.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se fundmi se mungesa e grave në udhëheqësinë e partive politike, po e kthen prapa Kosovën.
“Si mundet që një parti/shtet të ketë sukses pa kapitalizuar talentet e grave? Duhet që partitë të përfshijnë më shumë gra në role udhëheqëse. Kosova do të ketë sukses kur gratë do të udhëheqin”, ka deklaruar Kosnett.
Po ashtu, Ambasada Amerikane në Prishtinë pas një takimi të nivelit të lartë të sundimit të rendit dhe ligjit, ku ka marrë pjesë ambasadori Kosnett ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen zyrtarë dhe udhëheqës të Kosovës. Pas publikimit të këtyre fotografive ata pyesin se kush mungon aty.
“Kush po mungon në këto fotografi?”, ka pyetur Ambasada, duke shtuar se “Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”.
Ish- aktivistja Valdete Idrizi, e cila në vitin 2008 ka fituar Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, çmim ky i cili ndahet nga Sekretari amerikan i Shtetit, thotë se Kosova ka gra të arritshme dhe që mund të udhëheqin edhe institucione dhe procese të ndryshme.
Mungesa e përfaqësimit të grave në pozita vendimmarrëses për zonjën Idrizi, e cila tani është anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, është shqetësuese për faktin se gratë kanë kualifikim edhe superior.
“Shohim që ka gra shumë të zonja profesioniste në lëmi të ndryshme që pa asnjë hezitim e them se shumë lehtë do t’i votoja apo do t’ju besoja pozitat më të larta vendimmarrëse. Kështu që, absolutisht që gjysma e popullatë të jetë sa më mirë e përfaqësuar dhe ta kemi edhe një qeverisje edhe më të mirë dhe të kemi shërbime më të mira, thjesht ta kemi një pasqyrë më të mirë të shtetit tonë”, thotë Idrizi.
Ajo shton se për të ndryshuar gjendjen aktuale në drejtim të përmirësimit, duhet të punojnë bashkë të gjitha institucionet dhe në veçanti partitë politike.
“Kemi shumë gra të profileve të ndryshme që krenohemi me to, si shoqëria, edhe burrat, edhe gratë, e në të njëjtën anë kemi pasur edhe gra lidere në profile të ndryshme që kanë dëshmuar që janë profesioniste të mira, sepse është një deklaratë goxha e rrezikshme të themi se gratë janë më të mira se burrat po them ‘e rrezikshme’, sepse nuk mund t’i përgjithësojmë, mirëpo aty ku u është dhënë besimi, besoj se kanë dëshmuar që dinë të punojnë më se miri”, shprehet Idrizi.
Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë është diskutuar shpesh, por nuk ka ndryshuar shumë gjendjen praktike.
Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është ajo e presidentes nga Atifete Jahjaga, nga viti 2011 deri në vitin 2016. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025