LAJMI I FUNDIT:

Gratë janë të emocionuara: Bëni një përzierje të lëvozhgës së arrës që parandalon rritjen e qimeve

Gratë janë të emocionuara: Bëni një përzierje të lëvozhgës së arrës që parandalon rritjen e qimeve

Thuaji “lamtumirë” depilimit të dhimbshëm

Nuk ka asgjë më të bukur se lëkura e kuruar dhe e butë, por rruga drejt një rezultati të tillë nuk është e lehtë. Për më tepër, shpesh është i dhimbshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për depilimin, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ekziston një recetë që do të ndihmojë që lëkura juaj të jetë e lëmuar, ndërsa edhe qimet tuaja të rriten ngadalë.

Receta:

Ajo që duhet të bëni është të piqni disa lëvozhga arre dhe t’i bluani derisa të bëhen pluhur. Sasia e marrë duhet të korrespondojë me një lugë gjelle.

Pastaj përzieni këtë pluhur me një litër ujë dhe lëreni të qëndrojë për 24 orë.

Kur të përfundojë ajo periudhë, tundni lëngun, merrni një vatë pambuku, zhyteni në të dhe lyeni pjesët e trupit nga të cilat dëshironi të hiqni qimet.

Kjo procedurë duhet të aplikohet tri herë në ditë, derisa të merrni rezultatet e dëshiruara.

Në varësi të fortësisë së qimeve, disa gra do të përjetojnë rrallim drastik, ndërsa disa do t’i heqin plotësisht.

Vërejtje: Para se të vendosni për këtë lloj të heqjes së qimeve të trupit, konsultohuni me dermatologun tuaj për të gjetur nëse lloji i lëkurës suaj mund ta përballojë atë.

/Telegrafi/