Pretendimet për keqpërdorim dhe konflikt interesi në ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë, do të qartësohen gjatë këtyre ditëve, deri në fund të dhjetorit. Kështu bëjnë të ditur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK).
Pas presionit publik, Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga ministri Faton Peci ka pezulluar përkohësisht grantet për vëllain e deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe atë të këshilltarit, Naim Huruglica më 22 nëntor 2024 deri në një vendim të APK-së.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj në një intervistë për KosovaPress thotë se është në proces rasti ku vetë Ministria e Bujqësisë ka kërkuar që pretendimet publike për konflikt interesi dhe parregullsi të trajtohen nga kjo agjenci.
“Kemi raste kur ministra të caktuar kanë kërkuar që pretendimet publike për konflikt interesi dhe parregullsi të trajtohen nga agjencia. Një rast të tillë, e kemi edhe në rastin e fundit i cili është përfolur mjaft shumë për ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë përmes Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë. Ky rast është duke u trajtuar për pretendimet e konfliktit të interesit dhe për fund agjencia do të nxjerrë vendimin adekuat bazuar në ligj. Jemi në hapat e zhvillimit të hetimeve administrative. E mira në gjithë këtë proces është që procedurat janë pezulluar deri në vendimin e agjencisë”, thotë Buleshkaj.
Në rast se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjen se ka pasur shkelje të ligjit apo procedurave të caktuara, duke përfshirë edhe konfliktin e interesit, Buleshkaj vlerëson se do të parandalohet dëmi i buxhetit publik.
Përkitazi me këtë kërkesë, ai thotë se “pika mbi këto pretendime” do të vendoset brenda vitit 2024, duke nxjerrë vendimin adekuat të bazuar në ligj.
“Nëse Agjencia e gjen që këtu ka pasur shkelje të ligjit apo shkelje të procedurave të caktuara apo ka pasur konflikt të interesit atëherë nuk do t’i bëhet dëm buxhetit publik. Por, në qoftë se agjencia përmes ekspertizës vendos që nuk ka pasur shkelje me siguri që Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë do të vazhdojë me ekzekutimin e këtyre granteve… Po besojmë që brenda këtij viti do të kryhet si rast dhe do të vendoset pika në pretendimet për konflikt interesi”, potencon Buleshkaj.
Për këtë proces, KosovaPress ka provuar të merr përgjigje edhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetja Fitore Pacolli, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.
Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Peci dhe deputetes së LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për bujqësi, Fitore Pacolli.
LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë, pasi sipas saj është keqpërdorur paraja publike. Zyrtarë të LDK-së, ditë më parë, akuzuan Pecin dhe Pacollin duke thënë se kanë ndikuar që vëllai i deputetes të fitojë grant në vlerë rreth 100 mijë euro.
Lidhur me këtë rast, raportohet se akuzat i mohoi vëllai i deputetes, duke thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar grantin./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Pranvera pranë bregdetit të Shëngjinit përjetohet vetëm në Resortin “Holiday in 2”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler