LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka reagon pas gabimit në ndeshjen ndaj Burnleyt: Jam po aq i irrituar sa të gjithë ju

Granit Xhaka reagon pas gabimit në ndeshjen ndaj Burnleyt: Jam po aq i irrituar sa të gjithë ju

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje pas gabimit të bërë në ndeshje ndaj Burnleyt, gabim që i kushtoi me gol ekipit të tij.

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (6’) për londinezët, ndërsa Chris Wood (39’) për vendasit.


Burnley 1-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Burnley 1-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Tek goli i vendasve, gabimi erdhi nga mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili në tentim për të pasuar goditi lojtarin kundërshtar dhe topi përfundoi në portë.

Pas këtij gabimi, Xhaka ka shfrytëzuar profilet e tij private në rrjetet sociale për të reaguar dhe kërkuar falje.

Tifozët e Arsenalit nuk mund të besojnë se nuk u akordua penallti pas prekjes së topit me dorë nga Pieters i Burnleyt
Lexo po ashtu Tifozët e Arsenalit nuk mund të besojnë se nuk u akordua penallti pas prekjes së topit me dorë nga Pieters i Burnleyt

“Unë i mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin”.

“Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori