Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, u përball me disa fishkëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër në Prishtinë.

Momenti krijoi një atmosferë të papritur tensioni dhe u komentua gjerësisht pas ndeshjes.


Lojtari me rrënjë të forta nga Kosova u shpreh i emocionuar dhe i prekur nga situata, duke e konsideruar të dhimbshme që një reagim i tillë t’i ndodhte pikërisht në vendin e tij të origjinës, pavarësisht se mbron ngjyrat e Zvicrës në arenën ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar me qindra herë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur.

Për Xhakën, që gjithmonë ka treguar lidhje të veçanta me Kosovën, episodi ishte i vështirë për t’u përjetuar.



Pas ngjarjes, Xhaka ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi të shoqëruar me këngën e Çun Mulës “Malësori”, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “FALEMINDERIT”.

Në sfond dëgjohen vargjet e njohura: “Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë zoti këtë djal…”.

Ky reagim i fundit i futbollistit është interpretuar si një mesazh mirënjohjeje dhe një deklarim i lidhjes së tij të fortë emocionale me vendlindjen e prindërve.



Ngjarja ka hapur diskutime të gjera në opinionin sportiv, me shumë tifozë dhe figura publike që kanë bërë thirrje për më shumë respekt dhe vlerësim ndaj lojtarëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë shtete të tjera. /Telegrafi/


telegrafi sport app