“Grand Residence” - Kompleksi më prestigjioz i Prizrenit

I ndërtuar vetëm 1.3 km nga qendra e qytetit (përballë lagjes Dardiania, Jaglenicë), projekti më unik në rajon “Grand Residence”, po tërheq shumë vëmendje si një hapësirë perfekte për ta quajtur shtëpinë tuaj të dytë, ideale për ata që jetojnë në mërgim duke u ofruar një stil jetese si askund tjetër.Ky kompleks u ofron banorëve një ekuilibër të përsosur të komoditetit urban dhe jetesës së qetë teksa përfshin standardet më të larta të arkitekturës moderne dhe me një dizajn që ndërthur elegancën dhe rehatinë duke u mundësuar banorëve të shijojnë më të mirën e të dy botëve - jetesën urbane me një qetësi relaksuese.
Ky kompleks ofron mbi 10.000 metra katrorë hapësirë gjelbëruese, e kombinuar me kushtet e përsosura përreth natyrës përrallore të Prizrenit me ajër të pastër e ambient të rehatshëm dhe të qetë!I projektuar në disa blloqe që përbëhen nga disa tipe të apartamenteve, "Grand Residence" ofron një shumëllojshmëri opsionesh apartamentesh që i përshtaten preferencave dhe stileve të ndryshme të jetesës si Modeli Komod, Prime dhe Grande me dimensione të ndryshme, janë banesa të përkryera si për familje të vogla, njësoj edhe për ato të mesme apo të mëdha!
Brenda kompleksit "Grand Residence" , banorët mund të gjejnë hapësira të shumta të gjelbra ku mund të shijojnë natyrën, kënde lojërash të sigurta për fëmijët, pishina për relaks dhe rehati, fitnese me pajisje moderne, poliklinikë që ofron kujdes shëndetësor të shpejtë dhe efikas, supermarke për të përmbushur nevojat ditore dhe shumë hapësira rekreative për socializim dhe aktivitete të ndryshme për familjet që bëhen pjesë e këtij kompleksi ideal.
Facebook: Grand Residence Prizren
Instagram: grandresidence1
Tel: +38348760006
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































