LAJMI I FUNDIT:

Granada refuzon një ofertë nga skuadra e La Ligas për Myrto Uzunin

Granada refuzon një ofertë nga skuadra e La Ligas për Myrto Uzunin

E ardhmja e Myrto Uzunit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet pjesë e Granadas apo do të largohet.

Sulmuesi shqiptar mund të jetë pranë lamtumirës së Granadës pas rënies së ekipit andaluzian në La Liga 2 të Spanjës.

Pavarësisht se ka qenë një nga figurat më të spikatura të klubit, e ardhmja e tij duket të jetë në ajër.


Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra
Lexo po ashtu Uzuni, një snajperist nga njëmbëdhjetë metra

Rayo Vallecano , një nga skuadrat e LA Ligas që kërkon të forcojë repartin ofensivë e ka bërë shqiptarin prioritet.

Oferta fillestare e skuadrës madrilene arrin në katër milionë euro, por Granada konsideron se kjo shifër është e pamjaftueshme për të lënë yllin e tyre të largohet.

Megjithatë kjo ofertë është konsideruar e ulët nga Granada që e ka refuzuar atë.

Klubi andaluzian po kërkon rreth tetë milionë euro që ta lë shqiptarin të largohet, pasi atë e konsiderojnë shumë të rëndësishëm.

29-vjeçari sezonin e kaluar kontribuoime 11 gola në La Liga, derisa dy vite më parë realizoi 23 gola për Granadan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori