LAJMI I FUNDIT:

“Grammy Awards 2022” shënon rritje të shikueshmërisë nga viti i kaluar

“Grammy Awards 2022” shënon rritje të shikueshmërisë nga viti i kaluar

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” që u mbajt t ë dielën (3 prill) ka shënuar rritje në shikueshmëri këtë vit.

Ndarja e çmimeve prestigjioze që nderon artistët më të suksesshëm në industri ka shënuar një rritje pre 1.4 % nga ceremonia pjesërisht virtuale e vitit të kaluar, e cila kishte rekordin më të ulët të natës më të  madhe të muzikës, shkruan Variety.

Me nikoqir Travor Noah dhe e mbajtur në MGM Grand Arena në Las Vegas, ceremonia e 64-të vjetore e “Grammy” tërhoqi 8.9 milionë shikues gjithsej në platformë të shumta.


Foto: CBS

Shfaqja e cila filloi nga Noah duke iu referuar shuplakës famëkeqe të Will Smith ndaj Chris Rock në ‘Oscars’ fundjavën e kaluar, u transmetua drejtpërdrejtë në CBS dhe Paramount Plus.

Ceremonia e vitit të kaluar të “Grammy Awards” ishte kryesisht virtuale për shkak të pandemisë dhe arriti një shikueshmëri prej 8.8 milionë.

Foto: Getty Images

Në ceremoninë e sivjetshme fitues I madh ishte Jon Batiste, I cili u nominua për 11 cmime dhe mori gjithsej pesë trofe, përfshirë albumin e vitit për “We Are”. Silk Sonic- një grup me Bruno Mars dhe Anderson Paak rrëmbyen katër çmime, ndërsa Olivia Rodrigo dhe Foo Fighters morën secili nga tre “Grammy”.

Të gjitha lajmet nga Grammy Awards
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Grammy Awards

Një javë përpara “Grammy”, “Oscars 2022“ tërhoqi 16.6 milionë shikues , 58% më shumë nga audienca e vitit të kaluar në Academy Awards prej 10.5 milionë, sipas të dhënave Live + Same Day Nielsen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori