LAJMI I FUNDIT:

Grafite në Prishtinë: 1 mijë e 500 shtatzëna u larguan nga puna në vitin 2021

Grafite në Prishtinë: 1 mijë e 500 shtatzëna u larguan nga puna në vitin 2021

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shkruar të shtunën grafitë nëpër institucionet e Kosovës.

Kjo, si një lloj proteste ndaj institucioneve të Kosovës, që nuk po mbrojnë gratë e punësuara në sektorin privat.

Sipas kësaj organizate vetëm gjatë vitit 2021, rreth 1 mijë e 500 gra shtatzëna janë larguar nga puna.


Po ashtu, ata thonë se fajet për këtë i kanë të gjitha institucionet publike në Kosovë.

“Atë që nuk arritëm ta mbaronim mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë për shkak të ndërhyrjes brutale të Policisë, e përfunduam sonte në institucionet tjera. Dhuna ekonomike ndaj grave e cila veç sa është duke u shtuar përgjatë pandemisë, për fajtorë ka të gjitha institucionet publike. Ato në vend të mbrojtjes së punëtoreve/ëve, po rreshtohen në anën e privatnikut. Largimi nga puna i 1500 grave shtatzëna nga puna përgjatë vitit 2021është veç alarm i cili po tregon për shtypjen e shumëfishtë që grave iu bëhet në tregun e punës. E ky alarm përveç shpërfaqjes së dhunës sistematike ndaj grave, thërret në organizim e revoltë të grave punëtore, me apo pa kontratë pune. Nga çdo hapësirë, ne i themi shtetit që ne duam punë, siguri e mirëqenie, jo subvencionim të riprodhimit”, thuhet në komunikatën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori