LAJMI I FUNDIT:

Grafika e personave të prekur me COVID-19 nëpër komunat e Kosovës

Grafika e personave të prekur me COVID-19 nëpër komunat e Kosovës

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një grafikë, e cila tregon numrin e personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Deri më tani janë testuar 732 persona, 63 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me coronavirus kurse një prej tyre ka humbur jetën ditën e diele, transmeton Telegrafi.


Komuna e Malishevës ka numrin më të madh të personave të infektuar me Covid-19, kjo komunë ka 21 raste. Pas saj radhitet komuna e Gjilanit me 15 raste, për të vazhduar me Vitinë e cila ka 7 raste.

Ndërsa në Gjakovë janë konfirmuar 5 raste, Prishtinë 4 raste dhe Podujevë 3  raste.

Kurse, komuna e Klinës, Obiliqit, Lipjanit, Suharekës, Ferizajt, Shtimës dhe Vushtrrisë deri në këto momente kanë vetëm nga një rast.

Edhe dy të infektuar, shkon në 63 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe dy të infektuar, shkon në 63 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, u ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria në mënyrë që të mos përhapet virusi./Telegrafi/