Ndërkohë që familjarët e Ragip Hajdinit u shprehën dje se ai nuk kishte një pseudonim të tillë si “Daja”, por thirrej si Gipa, nga një vështrim në rrjetin social “Facebook” të tij rezulton ndryshe.
Në komentet e lëna në fotot e postuara nga Hajdini ka persona që e thërrasin atë edhe “Daja” ndër të tjera. “Ragip Daja, bukur”, shkruan një prej miqve të 50-vjeçarit, ashtu siç edhe Alkond Bengasi është shprehur në dëshminë e tij. Nga ana tjetër, familjarët e Hajdinit u shprehën dje për mediat duke e mohuar.
“Vëllai im nuk njihet me asnjë nofkë të veçantë, por thirret Gipa”, tha vëllai i 50-vjeçarit. Ndërkohë, para Gjykatës ai ka pranuar se ka miqësi me familjen Murataj. Ai i ka thënë Gjykatës se ka qenë në një lokal duke drekuar me disa miq të tij ditën e ngjarjes dhe këtë mund ta vërtetonte në çdo kohë.
Gjithashtu, “Daja” përpara togave të zeza është shprehur se Prokuroria e ngatërron me person tjetër dhe për këtë ka kërkuar ballafaqim me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Alkond Brengasin, shkruan Gazeta Panorama e Shqipërisë.
“Unë nuk kam lidhje me ngjarjen. Unë njoh Aleksin, vëllain e Admir Muratajt, e kam takuar në Gjermani disa vite më parë dhe që prej asaj kohe kemi miqësi familjarisht. Dua të shtoj se unë kam qenë dhe në varrimin e Admirit bashkë me familjarët e mi, pasi siç e thashë më lart, kemi hyrje-dalje familjare”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze