LAJMI I FUNDIT:

Gorani: PSD-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, por mbështesim rrëzimin e Qeverisë (Video)

Gorani: PSD-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, por mbështesim rrëzimin e Qeverisë (Video)

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dukagjin Gorani, ka thënë se partia e tij vazhdon të jetë për zgjedhje të reja, pavarësisht se ato për momentin nuk i konvenojnë këtij subjekti politik.

Gorani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se dëshmi që ata janë për rrëzimin e Qeverisë është mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët e këtij subjekti politik.

“Aktualisht zhvillohet një teatër që është joproduktiv, por i palejueshëm nuk është. Bojkoti është i lejueshëm, por pjesëmarrja në komisione të obligon të marrësh pjesë edhe në seancat e Kuvendit”, tha Gorani, përcjell Telegrafi.


Deputeti i PSD-së ka thënë se qëndrimet e subjekteve të tjera opozitare karshi PSD-së nuk e ndihmojnë rrëzimin e Qeverisë.

“Sjellja e tillë me PSD-në nga ana e përfaqësuesve të opozitës nuk e ndihmon rrëzimin e qeverisë. Pa PSD-në dihet që Qeveria nuk mund të rrëzohet”.

Gorani ka thënë se nuk ka parë ndonjë shenjë se ka diçka serioze për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne, nga momenti i dhënies së nënshkrimeve, nuk kemi parë ndonjë iniciativë serioze për bashkëpunim në rrëzimin e Qeverisë”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori