LAJMI I FUNDIT:

“Goran Grujovski mund të fshihet në Bosnjë e Hercegovinë”

“Goran Grujovski mund të fshihet në Bosnjë e Hercegovinë”

Fokus bën të ditur se ish-shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, i akuzuar nga PSP, mund të fshihet në Bosnjë e Hercegovinë. Ai është i lindur atje dhe posedon shtetësi të Bosnjës.

Grujovski së bashku me Nikolla Boshkovski, tanimë 36 ditë ndodhen në arrati, pasi Gjykata e Apelit vendosi t’ua shqiptojë masën e paraburgimit, si të akuzuar nga PSP në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në opinion spekulohej se të arratisurit ndodheshin në Shqipëri, por burime nga MPB thanë se nuk ka diçka të tillë.

Siç u njoftua më herët, Grujovski ka edhe një identitet tjetër me emrin Vlladimir Varellov. Ndërsa sipas MPB-së INTERPOL-i ka qenë i njoftuar për këtë emër.

Grujevski në arrati me identitet të dytë – Vlladimir Varellov
Lexo po ashtu Grujevski në arrati me identitet të dytë – Vlladimir Varellov

Fletarresti ndërkombëtar për dy të akuzuart u nënshkrua më 26 qershor, pasi policia nuk arriti t’i gjejë dhe arrestojë në Maqedoni.

Grujovski është i akuzuar për veprat penale: “shoqëri kriminale”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare”, ndërsa Nikolla Boshkovski ngarkohet për veprat: “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori