LAJMI I FUNDIT:

Google TV, tradicional në 2012

Google TV, tradicional në 2012

Kohëve të fundit gjigantët e teknologjisë janë duke u munduar që të na lidhin edhe më shumë me dhomën tonë të ndejës, përmes televizorëve të mençur dhe platformave të tyre multimediale.

Në këtë mes, Google synon të jetë lider, pasi që Google TV do të jetë në shumë marka të televizorëve me shërbimin e saj, dhe planet e gjigantit softuerik janë që ta shndërrojnë Google TV në një platformë me përdorim të gjerë.

Megjithatë, parashikimet e fundit thonë se Google TV, versioni 2, do të jetë i gatshëm në vitin 2012, ndërsa pritet që kompani të ndryshme t’i bazojnë televizorët e tyre në Google TV. / Telegrafi /