LAJMI I FUNDIT:

Google TV do të bëhet Android TV

Google TV do të bëhet Android TV

Siç edhe dihet, Google nuk ka pasur edhe shumë sukses me platformën e saj të televizionit, Google TV, dhe tani me sa duket, kompania synon që ta brendojë markën e saj të Google TV me emrin e ri të marrë nga sistemi operativ, Android TV.

Sipas një raporti të ri nga GigaOM thuhet se Google do ta ndryshojë emrin e platformës së saj në Android TV, edhe pse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Google.

Disa nga partnerët e Googlenë Google TV, tashmë e kanë zhvendosur emrin e Google TV nga pajisjet e tyre. Sony në shtator të këtij viti e ka prezantuar pajisjen e saj të re të bazuar në Google TV, mirëpo pajisjen e saj e ka quajtur Bravia Smart Stick.

Me sa duket tani edhe prodhuesit e tjerë do të duhet të adaptohen njësoj sikurse Sony, dhe ta marrin emrin e Android TV në vend të Google TV.


Njëra ndër arsyet pse e ka shtyrë Google ta marrë këtë vendim thuhet të jetë emri i kompanisë i cili nuk asocion me ndonjë platformë, ndërsa Android është platforma mobile e kompanisë e cila përshtatet edhe me pajisjet e mençura të cilat bazohen në të. / Telegrafi /