LAJMI I FUNDIT:

Google theu premtimin për inteligjencën artificiale

Google theu premtimin për inteligjencën artificiale

Kompania Google ka ndryshuar qëndrim lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) për zhvillimin e armëve dhe sistemeve të mbikëqyrjes.

Kompania amerikane, Google nuk e përjashton më mundësinë e përdorimit të AI për këto qëllime, sipas njoftimit të kompanisë mëmë, Alphabet.

Nënkryetari i Google, James Manyika, dhe drejtori i kompanisë softuerike DeepMind, Demis Hassabis, e justifikuan këtë vendim duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive private dhe qeverive demokratike për të përdorur AI në ruajtjen e sigurisë kombëtare.


Google argumenton se rregullat e mëparshme nga viti 2018 janë të vjetruara, pasi AI është zhvilluar dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, ashtu si telefonat celularë dhe interneti.

Përveç kësaj, kompania mëmë Alphabet njoftoi se në vitin 2025 do të investojë 75 miliardë dollarë në zhvillimin e AI, një shifër 29 për qind më e lartë se pritshmëritë e analistëve.

Google tashmë ka investuar në infrastrukturën e AI, kërkime dhe produkte të inteligjencës artificiale, duke përfshirë motorin e kërkimit Gemini, i cili tani është pjesë e kërkimeve të Google.

Megjithatë, BBC thekson se ky nuk është hera e parë që Google merr vendime të diskutueshme në lidhje me AI.

Në vitin 2018, kompania refuzoi të rinovonte një kontratë me Pentagonin pasi mijëra punonjës nënshkruan një peticion kundër projektit ushtarak “Project Maven”, nga frika se AI mund të përdorej për zhvillimin e armëve vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Lojëra
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Kalo në kategori