“Fondacioni BONEVET vazhdon me “QYTETARI DIGJITAL 2.0”, projekt i mbështetur nga IRIM dhe GOOGLE”
Projekti “Qytetari Digjital” është një projekt i cili u mundëson bibliotekave publike të bëhen qendra inovacioni dhe qendra për zhvillimin e kompetencave digjitale. Qëllimi i projektit është t’u ndihmojë qytetarët të përballen më mirë me tregun e punës dhe njëkohësisht t’i njoftojë dhe t’ua mundësojë atyre punën me disa nga pajisjet më të avancuara teknologjike.
Ky projekt organizohet nga IRIM (The Institute for Youth, Development and Innovation) me mbështetje financiare nga Google. IRIM (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit), është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kroaci, e cila zhvillon dhe implemeton programin më të madh të edukimit STEM në Evropë. Edhe pse IRIM ka origjinë dhe operon kryesisht në Kroaci, së bashku me partnerë lokalë ata kanë shtrirë projektet e tyre edhe në Kosovë, Bosnie dhe Herceogvinë dhe Serbi, kështu duke arritur të edukojnë mijëra fëmijë dhe të rritur. Shumë nga programet e IRIM përfshijnë aktivitete të përbashkëta rajonale. Bashkëpunimet e këtij lloji kanë një rëndësi të madhe pasi që rajoni në fjalë ende vuan nga konfliktet e viteve të 90-ta.
Edukimi STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) dhe përdorimi i teknologjive të reja janë tashmë thelbësore për shoqëritë moderne dhe qytetarët anë e mbanë botës. Shkathtësitë teknologjike, mendimi kritik dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve paraqesin disa nga aftësitë më të theksuara të shekullit XXI.
Bibliotekat paraqesin vendet më të mira për të mësuar aftësi dhe kompetenca të reja, prandaj projekti synon t’i mbështesë ato duke dhuruar pajisje teknologjike edukative si micro:bits, Bonson, 3D printerë, filamente etj. Në Kosovë, ky projekt realizohet në kuadër të Fondacionit BONEVET.
Gjatë vitit 2019, “Qytetari Digjital” në Kosovë ka përfshirë 10 biblioteka. Të gjitha janë pajisur me pajisje si micro:bit dhe Bonson Kit. Ndërsa, 5 prej këtyre bibliotekave kanë fituar edhe nga një 3D printer.
Fondacaioni BONEVET mbanë trajnime dhe punëtori falas që t’i informojë dhe edukojë bibliotekarët, në mënyrë që në të ardhmen ata të bëjnë të njëjtën gjë për komunitetin e tyre. Po ashtu, bibliotekat do t’u mundësojnë përdoruesve të huazojnë pajisjet që inkurajojnë mësimin dhe krijimtarinë, pa pagesë.
Gjatë këtij viti (2020/21), pritet të vazhdojë suksesi i projektit; “Qytetari Digjital 2.0”.
Në vazhdim, Fondacioni BONEVET në bashkëpunim me IRIM synon të përfshijë biblioteka të reja dhe t’u ofrojë mbështetje të vazhdueshme në aktivitetet e tyre, duke organizuar punëtori edukative për bibliotekarët dhe duke motivuar publikun të punojë më pajisjet teknologjike.
Pra, ky projekt është vazhdim i vitit të kaluar statistikat e të cilit tregojnë se në kuadër të projektit në tërë rajonin janë mbajtur 1,512 punëtori falas dhe kanë përfituar 13,105 qytetarë.
Drejtori i Google, për rajonin e Adriatikut, Josko Mrndze, thotë se Google beson se teknologjia luan rol të dobishën në jetën e përditshme të njerëzve. “Ne frymëzohemi nga mënyra se si njerëzit përdorin teknologjinë në përvetësimin e njohurive, në eksplorimin e pasioneve të tyre në botën përreth tyre”.
Fondacioni BONEVET është hapësirë krijuese, ku fëmijët dhe të rinjtë kanë mundësinë të mësojnë lëndë që nuk ofrohen prej kurrikulave zyrtare, të zbulojnë talentet e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri. “Qytetari Digjital” është pikërisht ajo që BONEVET synon t’i dhurojë shoqërisë dhe komunitetit tonë. Projekt ku fëmijët, të rinjtë poashtu dhe të rriturit mund të mësojnë përmes pajisjeve digjitale dhe me anë të leximit të librave.
Këto janë disa nga arsyet se pse projekte të tilla po mbështeten në rajonin tonë.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arbnor Rushiti fitues i BMW të serisë së 3-të - Go+ LOJË E TRENT

Ministri gjerman i Bujqësisë vjen në Kosovë – homologu kosovar e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Në Prishtina Mall, me 5 tetor hapen - Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Kompani ndërkombëtare do të marrin pjesë në panairin e parë për pasuri të paluajtshme - Prishtina Real Estate Expo 2023

A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?

Tech Park Prishtina gati të hapet - moment historik për të ardhmen e teknologjisë në Kosovë

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist