LAJMI I FUNDIT:

Google nuk do të paguajë 94 milionë dollarë kot

Google nuk do të paguajë 94 milionë dollarë kot

Gjykatësi ka marrë vendim në favor të Google në rastin kur kompaninë e ka paditur personi fizik Erich Specht, i cili pohonte se Google kishte shkelur shenjën e tij dalluese (trademark) me sistemin operativ mobil Android.

Kompania e Specht ka bankrotuar qysh në vitin 2002, mirëpo në gjykatë ai ka pohuar se edhe më tej përdorë frazën Android data si shenjë dalluese, duke kërkuar nga Google t’i paguajë atij hiq më pak se 94 milionë dollarë të buta.

Kur Google e kishte paraqitur platformën mobile Android, Specht shpejt e shpejt e kishte hapur një faqe interneti ku përmendte kompaninë e tij të bankrotuar dhe shenjat dalluese përkatëse, për të dëshmuar se ende përdorë shenjën dalluese Android. Mirëpo, këtë nuk e ‘hëngri’ gjykatësi, e nga Google thonë se mirëpresin vendimin e gjyqit, sepse, sipas tyre, padia qysh prej fillimit ka qenë e pakuptimtë. /Telegrafi/