Në formatin e ri, logoja e Google duket paksa e vogël, mirëpo ndryshimet me versionin e vjetër janë të prezantuara më poshtë.


google large verge medium landscape

Fillimisht këto do të jenë vetëm ndryshime vizuale, mirëpo Google me siguri se do të shtojë edhe disa risi në funksionalitet.

Dallimi më i madh për momentin janë shërbimet e Google të cilat tani janë grumbulluar në një vend të vetëm, në butonin e ri në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë.

Nga përshtypjet e para të dizajnit të ri thuhet se faqja tanimë duket shumë më mirë, mirëpo në disa raste përdoruesit ankohen se duhet ta bëjnë edhe një klikim më shumë. / Telegrafi /