Google ka njoftuar se duke filluar prej sot do t’i shpall luftë "shikimeve mashtruese" në YouTube, nga kanalet që kërkojnë të fryjnë artificialisht numrin e shikimeve të videoeve.

"Kur disa përpiqen ta mashtrojnë sistemin, duke rritur artificialisht numrin e shikimeve të videove të tyre, ata jo vetëm se mashtrojnë shikuesit e videove në lidhje me popullaritetin e videos, mirëpo njëkohësisht minojnë edhe një nga cilësitë më të rëndësishme dhe unike të Youtube-së," deklaroi inxhinieri i softuerit të YouTube, Philipp Pfeiffenberger.


YouTube gjithmonë i ka audituar videot e saj në një përpjekje për t’i ndalur numrimet e rrejshme të videove, por tani kompania është duke i rrit përpjekjet e saj për ta ndaluar këtë trend negative në faqen më të madhe në botë për video, thuhet sipas Pfeiffenberger:

Motivimi i YouTube për ti goditur mashtruesit e numrimeve të rreme në faqe, është bërë pjesërisht edhe për ti tërhequr më shumë reklamuesit e shumtë në faqen e saj, në mënyrë që ata të jenë të sigurt se reklamat e tyre janë duke u parë nga njerëz të vërtetë. / Telegrafi /