LAJMI I FUNDIT:

Google+ bën 90 milionë përdorues

Google+ bën 90 milionë përdorues

Bashkë me lansimin e rezultateve të reja për Android, Google gjithashtu ka zbuluar detaje të reja për rrjetin e saj social, Google+, për të cilin thotë se ka grumbulluar mbi 90 milionë përdorues.

Para disa muajsh, Google+ e ka hapur qasjen në faqe për të gjithë përdoruesit e internetit, ndërsa rritja e numrit të përdoruesve ka qenë e mahnitshme, sepse në dhjetor të vitit të kaluar faqja kishte jo më shumë se 62 milionë përdorues.

Megjithatë, Google+ është ende prapa rrjetit më të madh në botë, rivalit të tyre kryesor Facebook, i cili sot ka mbi 800 milionë përdorues, ndërsa i njëjti pritet t’i ketë mbi 1 miliardë njerëz në faqe deri në gusht 2012.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Google është duke shtuar shërbime dhe funksione të reja në Google+, pasi që po synon të marrë pjesë të tregut nga rivalët e saj më të mëdhenj, si Facebook apo Twitter. / Telegrafi /