VAR ishte edhe njëherë në qendër të vëmendjes, kur Japonia shënoi një gol të diskutueshëm kundër Spanjës në ndeshjen e Grupit E të Kupës së Botës, e cila u mbyll me fitoren e japonezëve me rezultat 2-1.

Në fillim të ndeshjes, të katër skuadrat kishin ende me shanse kualifikimi dhe Japonia kishte nevojë për një rezultat pozitiv, gjë që e mori, duke kaluar tutje si e para e grupit, ndërsa Spanja si e dyta.


Spanja e nisi mirë me golin e Alvaro Moratas me kokë, por pjesën e dytë, Japonia doli duke luftuar dhe Ritsu Doan shënoi golin e barazimit në minutën e 48-të.

Fi6zSONXoAIg3N5 scaled

Në minutën e 51-të, ishte një moment shumë i diskutueshëm, pasi Ao Tanaka shënoi për 2-1.

Sidoqoftë, goli fillimisht nuk u pranua pasi topi dukej se ishte jashtë loje përpara se Kaoru Mitoma ta kthente në fushë, duke u kthyer edhe si asistim.

Fi68QzVacAIWBfn

Por pas një kontrolli të gjatë në VAR, goli u dha pasi u konsiderua se topi ishte ende në lojë.

Mbetet të shihet se si do të jetë raporti zyrtar për këtë moment kaq të diskutuar, që dërgoi Japoninë tutje.

Fi65i CXoAEfVP2 1

Japonia do të përballen me Kroacinë në raundin tjetër, ndërsa Spanja do të përballet me Marokun. /Telegrafi/

telegrafi sport app