Goli i parë historik me Kosovën, Berisha: Nuk e dija nëse kam drejtë loje deri dy orë para ndeshjes, jam në histori të Kombëtares

Futbollisti i njohur kosovar Valon Berisha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Ylli dardan ka rrëfyer për emocionet që kishte kur shënoi golin e parë historik me Kosovën. Diçka që e bëri këtë gol edhe më emocionues për të ishte fakti që Berisha nuk e dinte deri dy orë para fillimit të ndeshjes ndaj Finlandës nëse ka të drejtë loje. “E di që kam pasur qejf ta marrë topin dhe të shënojë gol. E shikonim njëri-tjetrin askush nuk e mori hapin, unë pata qejf edhe askush nuk tha asgjë”.
“Pasi po flasim për atë ndeshje deri te se unë e kam marrë si lojtari i fundit e mora lejen, e kam pritur lejen”. “E morëm katër orë përpara edhe kur e pashë që nuk po më vjen kam qenë shumë i dëshpëruar shumë”. “E tani pastaj kur erdhëm në fund ndoshta edhe euforia më ka dhënë një farë energjie dhe edhe pse nuk e kemi këngën me tekst, kur u lëshua himni, prapë se prapë një farë e rrënqethur”, ka thënë Berisha.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































