Golden State fiton edhe pa Kevin Durant (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Edhe pa Kevin Durant, Golden State Warriors vazhdon të fitojë, duke qenë forca kryesore në Konferencën e Perëndimit.
Warriors fituan në një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet kundër Houston Rockets me rezultat 113-106.
James Harden bëri detyrën duke regjistruar ‘triple-double’ në saje të 24 pikëve, 11 kërcimeve dhe 13 asistimeve, por që mbetën për statistikë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa për miqtë, dyshja Stephen Curry dhe Klay Thompson realizuan sëbashku 57 pikë, duke qenë vendimtar në këtë triumf.
Pas kësaj fitore, Warriors mbetet lider i Konferencës Perëndimore ndërsa Houston Rockets ka siguruar fazën e ‘Play Off’ gjersa aktualisht gjendet në vendin e tretë. /Telegrafi/
Rezultatet tjera: Milwakee Bucks 118:108 Charlotte Hornets
Minnesota Timberwolves 115:114 Indiana Pacers
Philadelphia 76ers 106:101 Brooklyn Nets
Miami Heat 97:96 Detroit Pistons
Phoenix Suns 91:95 Atlanta Hawks
Denver Nuggets 113:122 Portland Trail Blazers
Washington Wizards 119:108 Los Angeles Lakers



















































