LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli e fitoi derbin ndaj Rahovecit

Golden Eagle Ylli e fitoi derbin ndaj Rahovecit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli e ka mundur Rahovecin me rezultat 88-84 (16:23, 25:16, 21:21, 26:24), në derbin e javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën e stërmbushur me tifozë dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme, ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me shumë kthesa.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe e fitojnë çerekun e parë 16:23. Por, në periodën e dytë, ndodhi e kundërta ku vendasit të udhëhequr nga Samir Zekiqi e fitojnë këtë pjesë 25:16, për të shkuar në pushim me rezultat 41-39.


Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, derisa kjo pjesë përfundoi 21:21, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 62:60 për Yllin.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, skuadra therandase kishte epërsi deri në dhjetë pikë, 77:67, por Rahoveci luftoi deri në fund, duke bërë ndeshjen shumë interesante, megjithatë, Ylli ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund 88-84.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 24 pikë e tetë kërcime, Devonte Browen me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime dhe Terrel Eveeret me 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, derisa te Rahoveci më të mirët në fushë ishin Darell Davis me 23 pikë e shtatë asistime dhe Altin Morina me 18 pikë, pesë asistime e pesë kërcime.

Golden Eagle Ylli tani ka 15 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Rahoveci 16 fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori