Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar Tahir Lushtaku. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Lushtaku ka ndarë një nga historitë më interesante nga karriera e tij si futbollist, duke kujtuar një moment të veçantë kur arriti të luante dhe të shënonte gol pikërisht në ditën e dasmës së tij.


“Ka qenë në vitin 1994 dhe për rastësi kishte ndodhur e njëjta datë domethënë që kisha dasmën po të njëjtën datë e kishim edhe ndeshjen kundër Trepçës së vjetër”.

“Atë ditë veçse domethënë ato ceremonitë e dasmës, u kryen, pasi u kryen ato ceremonitë edhe i kisha disa shokë ishin të ftuar në dasëm, edhe po bisedoj me ta iu thashë dua të vij në ndeshje”.

“Një mik imi Nehat Hamiti, e kam shok mbi 30 vite po bën hajgare jo bre leje se nuk je ti që vjen dhe luan e këso gjërash”.

“Në fakt ndeshja nuk më kujtohet se në çfarë ore ka filluar, por unë shkova para ndeshjes dhe trajner ishte Hashim Ajeti i ndjerë dhe i thashë pavarësisht se sot kam pasur dasmën kam ardhur të luajë futboll”, ka rrëfyer Lushtaku mes tjerash.

Episodin e plotë me Tahir Lushtakun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app