LAJMI I FUNDIT:

Goditje për Netanyahun, jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite

Goditje për Netanyahun, jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite

Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit ka dhënë dorëheqje nga qeveria emergjente e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Benny Gantz muajin e kaluar i dha liderit një afat për të paraqitur një plan të qartë pas konfliktit në Gaza.

Ndërsa së fundmi ai ka njoftuar largimin e tij nga qeveria, të cilin e quajti vendim “kompleks dhe të dhimbshëm”.


Bëhet e ditur se dorëheqja e tij vjen një ditë pasi katër pengje izraelite u shpëtuan në një operacion të ushtrisë së Izraelit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Operacioni i shpëtimit përfshiu një bastisje shkatërruese në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili mori jetën e 274 palestinezëve, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Tronditje për Netanyahun, partneri i koalicionit po e braktis qeverinë
Lexo po ashtu Tronditje për Netanyahun, partneri i koalicionit po e braktis qeverinë

E largimi i partisë centriste të Gantz nuk do të përbënte një kërcënim të menjëhershëm për koalicionin qeverisës të Netanyahut, i cili kontrollon 64 nga 120 vendet e parlamentit, por megjithatë mund të ketë një ndikim serioz.

Me largimin e Gantz, Netanyahu do të humbë mbështetjen e një blloku centrist që ka ndihmuar në zgjerimin e mbështetjes për qeverinë në Izrael dhe jashtë saj, në një kohë të rritjes së presionit diplomatik.

Ndryshe, dorëheqja e ministrit të kabinetit të luftës do të bëjë që Netanyahu të mbështetet më shumë në politikën e partive ultra-nacionaliste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Kalo në kategori