LAJMI I FUNDIT:

Goditet rrjeti i prostitutave kineze dhe filipineze në Tiranë, arrestohet tutorja e dytë

Goditet rrjeti i prostitutave kineze dhe filipineze në Tiranë, arrestohet tutorja e dytë
38-vjeçarja kineze e arrestuar

Një shtetase kineze është arrestuar, pasi akuzohet si tutore e një rrjeti prostitucioni që ushtronte veprimtarinë në Tiranë.

Në pranga ra 38-vjeçarja kineze, e cila ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Red Light 2”,  ku më herët u arrestua edhe mikesha e saj kineze, e përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

38-vjeçarja kineze u kap në Rinas teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Ajo së bashku me mikeshën e saj Yhong Yang, 52 vjeçe, e arrestuar më parë gjatë operacionit, dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.


Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Çmimi për shërbimet nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro dhe prostitucioni ushtrohej nëpër apartamente “Airbnb”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Ajo ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori