LAJMI I FUNDIT:

Goditet aktiviteti kriminal për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen dy gra në Vlorë

Goditet aktiviteti kriminal për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen dy gra në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një aktivitet të jashtëligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy shtetase: Administratorja e një lokali në qytet dhe një tjetër që ushtronte prostitucion kundrejt pagesës.

Operacioni u realizua pas një hetimi tre-mujor, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.

Shtetaset e arrestuara janë:


K., 41 vjeçe, administratore e lokalit,
Ç., 39 vjeçe, shtetase që ushtronte prostitucion.

Gjatë kontrollit ndaj shtetases me iniciale E. K., policia sekuestruar një shumë parash të dyshuar si të fituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, dyshohet kokainë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./euronews/