Godet rrufeja, tre të plagosur në Shkodër

Tre persona janë plagosur pasi janë goditur nga rrufeja në fshatin Suka të Shkodrës, në njësinë administrative Dajç.
Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e drekës, teksa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Ambulancat janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që priten detaje të tjera. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































