General Motors njoftoi këtë javë se planifikon të investojë më shumë se 500 milionë dollarë në fabrikën e saj të montimit në Arlington, Teksas, për t’u përgatitur për prodhimin e SUV-ve të ardhshëm me motor me djegie të brendshme.
Kjo e sjell shumën totale të investimeve të reja të planifikuara të GM për teknologjinë e ardhshme të motorëve me djegie dhe veturat e gjeneratës së ardhshme në mbi 2 miliardë dollarë. Në fillim të këtij muaji, GM njoftoi se do të investonte 1 miliard dollarë në fabrikat e saj në Miçigan për kamionçinat e rënda me motorë me djegie.
Kjo pason njoftimin që gjiganti amerikan e bëri në janar për një investim prej 854 milionë dollarësh në gjeneratën e ardhshme të motorit të saj V8. Që nga viti 2013, GM ka investuar mbi 31 miliardë dollarë në fabrikat e saj të prodhimit dhe shpërndarjes së pjesëve në SHBA, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Në total, këto investime forcojnë operacionet e prodhimit të GM në SHBA, duke përfshirë më shumë se 50 impiante montimi, stampimi, komponentësh si dhe qendra të shpërndarjes së pjesëve në mbarë vendin. Tutje investimi gjithashtu thekson angazhimin e kompanisë për të vazhduar t’u ofrojë klientëve një portfolio të gjerë të veturave me motor me djegie për vite me radhë.
“Sot ne po bëjmë publike planet për një investim të rëndësishëm në Arlington për të forcuar biznesin tonë lider në industri të SUV-ve me madhësi të plotë”, deklaroi Gerald Johnson, nënkryetar ekzekutiv i Prodhimit Global dhe Qëndrueshmërisë.
“Përgatitja e fabrikës për të prodhuar SUV-të e ardhshme me motor me djegie të brendshme me madhësi të plotë pasqyron angazhimin tonë ndaj klientëve tanë të çmuar dhe përpjekjet e punonjësve të përkushtuar të Arlingtonit Assembly , të cilët kanë thyer rekorde prodhimi këtë vit”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

Harley Davidson prezanton motoçikletën më të fuqishme në histori të kompanisë, janë prodhuar vetëm 131 njësi

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët