LAJMI I FUNDIT:

Glauk Konjufca pati një moment të sikletshëm gjatë pranimit të detyrës së ministrit

Glauk Konjufca pati një moment të sikletshëm gjatë pranimit të detyrës së ministrit

Shumica e ministrave të Qeverisë Kurti morën sot detyrat e tyre. Ministrat e rinj, folën për angazhim, ndërsa ish ministrat thanë se do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme për punën që kabineti ri qeveritar.

Ministrat e koalicionit të ri qeverisës, të Vetëvendosjes e LDK-së, një ditë pas emërimit, shkuan e morën detyrat qeveritare tek paraardhësit e tyre.


Nga ministrat e ri u premtua më shumë punë e angazhim, e ish ministrat thanë se do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme për punën që kabineti ri qeveritar do të bëjë në vazhdim.

Dorëzim-pranimi në Ministrinë e Jashtme në mes Behgjet Pacollit e Glauk Konjufcës u bë me disa rekomandime që ish ministri Pacolli i dha pasardhësit për mandatin e kryediplomatit.

E ministri i ri tha se është i vetëdijshëm për punë që po e pret.

Por karriga në të cilën ishte i ulur Konjufca duket se nuk ishte tamam për të. Ky incident kaloi me të qeshura mes të pranishmëve në sallë.

E në Ministrinë e drejtësisë, Albulena Haxhiu pranoi zyrtarisht detyrën e re. Ajo u takua me ministrin e deritanishëm Abelard Tahirin. Zotimi i ministres së re ishte vettingu në sistemin e drejtësisë.

Ministrja e re e arsimit, Hykmete Bajrami, në dorëzim-pranimin e detyrës nga ish ministri Shyqyri Bytyqi vuri në pah përpjekjet e saj për kthimin e Kosovës në “ENQA” dhe EQAR”.

Të buzëqeshur në dorëzim-pranimin e detyrës, u shfaqën Ministri i ri Shëndetësisë, Arben Vitia dhe paraardhësi Uran Ismajli. Vitia theksoi se shëndetësia do të jetë prioritet e Kurtit.

Edhe ish ministrja e bujqësisë Dijana Ziviq i dorëzoi mandatin ministrit  të ri Besian Mustafës. Ky i fundit tha se do të jetësoi të gjitha premtimet.

Detyrën e re si ministër i brendshëm e pranoi edhe Agim Veliu, nga ish ministri Ekrem Mustafa si dhe ai i Administratës Publike Mahir Yagcilar. Pasi kjo e fundit do të shkrihet në të parën.

Gjithashtu Ministri i deritanishëm i Mjedisit Fatmir Matoshi, zyrtarisht i dorëzoi detyrën ministrit të ri Lumir Abdixhikut.
Ndërkaq dorëzim-pranimi në Ministrinë e Kulturës në mes Vlora Dumoshit dhe Kujtim Gashit do të bëhet të mërkurën./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori