Gjyste Vulaj ka vendosur që këtë dimër ta bëjë verë në plazhet meksikane. Një prej femrave më seksi dhe më të pasura të skenës shqiptare, është duke kaluar pushime luksoze me familjen e saj, bashkëshortin Sokolin vajzën Rozanën dhe djalin Besartin në Kankun të Meksikës, shkruan Panorama. 

Këngëtarja kështu ka preferuar të largohet nga zhurma në Evropë dhe pluhuri i asfalteve, për të zgjedhur një destinacion pak më ndryshe.


Këto pushime luksoze të Gjyste Vulaj vijnë pak ditë pasi ajo deklaroi pasurinë e saj prej multi-milionere, duke shokuar botën e show-bizit. /Telegrafi/