LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë milioni nxënës në Korenë e Jugut i nënshtrohen testit pranues, të infektuarit e kryejnë nga dhomat e spitaleve

Gjysmë milioni nxënës në Korenë e Jugut i nënshtrohen testit pranues, të infektuarit e kryejnë nga dhomat e spitaleve

Gati gjysmë milioni nxënës të shkollave të mesme në Korenë e Jugut sot i janë nënshtruar testit pranues në fakultet, duke qëndruar të ndarë me barriera të plastikës nëpër klasa, derisa ata që janë infektuar me COVID-19 e kanë kryer nga dhomat e spitaleve.

Koreja e Jugut është duke luftuar me valën e tretë të infeksionit të coronavirusit, duke i detyruar autoritetet e vendit të ndërmarrin masa më të rrepta që të siguroheshin që të gjithë studentët e ardhshëm të munden në mënyrë të sigurt të kalojnë testin, që konsiderohet si “kyç” për një nxënës të shkollës së mesme, transmeton Telegrafi.

Rreth 35 persona që kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 e kanë kaluar me sukses testin nga dhomat e tyre të spitaleve, derisa është siguruar hapësirë e veçantë edhe për 404 e tjerë që janë në vetëizolim.


Testi pranues është ngjarje e madhe në Korenë e Jugut, dhe për këtë shumë korporata dhe biznese të vogla fillojnë punën më vonë me qëllim që të lehtësohet qarkullimi për nxënësit, derisa fluturimet nga aeroportet për një kohë të shkurtër anulohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori