LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi pa plan rezervë

Gjyshi pa plan rezervë
Ilustrim

Ishte kohë e pushimeve. Kishin mbaruar të korrat e drithërave të bardha. Mendoja për ardhjen tënde me nipin përdore në fshat. Qershitë e dredhëzat kishin mbaruar. Kishin filluar të piqen dardhat e hershme. Pemë e perime të të gjitha llojeve tashmë i kishim përpara, në tryezë. Prisja me padurim hapat e parë të nipit në lamë. Prisja që nipi të bënte hapat e parë aty ku është rritur edhe gjyshi. Imagjinoja vargun e gëzimeve. Harroja shumë herë që isha vetëm, duke biseduar me ty në largësi.

Erdhe atë ditë aty, por pamja jote nuk ishte e zakonshme. Nuk ishte ajo pamja e dikurshme plot gëzim, që shkrihej në buzëqeshje, e cila dallohej nga larg. U përqafuam. Folëm gjatë, plot mall. Më shtrëngove me duar, më fort se zakonisht. Shpirti ma ndjeu se po të mundonte diçka e pazakonshme. U përpoqa të të lexoja. Prita hapjen e brengës tënde, pa hëngër drekë. E kuptoja ndrydhjen që po përjetoje. Gjatë drekës kam kuptuar se diçka po të mundon së tepërmi.. Minutat rridhnin shpejt. Drekuam së bashku, pa hapur temën e madhe. E di se nuk të pëlqente as ty ajo temë. Kur njeriu nuk e pengon dot uraganin, i nënshtrohet mëshirës së natyrës. Dhimbjen nuk ia rrëfyem dot njeri tjetrit. Nuk ia kemi prishur qejfin njeri tjetrit asnjëherë. Çdo gjë që të dukej mirë ty, mua më dukej edhe më mirë. Nipi, nën hije të kumbullës, po flinte qetë në djep.


E ndiqja herë pas here nusen që mblidhte çka i vinte për dorë e mendjeje. Akoma nuk kisha dëgjuar asnjë fjalë të madhe, aso fjale që sjellë rrëqethje. Me bëhej sikur nëna juaj ishte më e fortë, apo e pëlqente ikjen. Ndoshta ka zemër guri ajo! Ndoshta nuk kishte tjerrë mirë rrjedhat e ngjarjeve në ditët e ardhshme! Ndoshta ajo ka ruajtur dëshirën për të ikur, që kur pat kërkuar nga unë këtë gjë, sa ishte nuse e re. Ti e di mirë se, unë nuk qaj për zor të madh. Shumë furtuna luftërash kam kaluar, por nuk kam qarë kurrë.

Fort u liga atë ditë, duke pritur çka do të thuash. Moti dikur, burrëria matej edhe me lot. Fole ti. E le në gjysmë fjalinë. Ta lexova mendimin pa përfunduar. Ta kuptova zërin, si çdo herë. Pastaj gjithçka mbaroi. Nuk kisha më asnjë plan rezervë. Ishim të lidhur aq shumë, sa nuk e mendoja kurrë ndarjen për së gjalli. Nuk ta kam rrëfyer kurrë dashurinë time ndaj vendlindjes. Besoja fort së ashtu e do edhe ti, në mos më shumë se unë. Prandaj, për këtë nuk bëra plan rezervë asnjëherë. Nuk jam trembur kurrë nga vdekja. Nuk e shpjegoj dot këtë ndjenjë që ruaj edhe tash. Besa kisha bërë plane edhe për ditët e pleqërisë. Kur mendoja se kisha kaluar pragun e fitores, erdhi ikja e madhe. Nuk mund e paramendoja disfatën për së gjalli. Dashuria për ty e për nipin, te gjyshi nuk zbehet kurrë, për të gjallë.

Duke u përshëndetur me ty, atë ditë e pashë se, po mbetem vetëm me malin. Mbeta në dorë të malit, në përqafim të shokut tim të vjetër, i cili mban fjalën. Miqësinë me malin e kam të përjetshme. U ndamë me ty e me nipin atë ditë, pa asnjë fjalë tjetër. Ishte i vogël nipi në djep, por shumë herë duke e përkundur, flisja me te sikur të ishte i rritur. Pamjen e nipit fjetur, nuk e harrova kurrë. Shumë përralla të bukura i kam treguar në heshtje. Padashur, kam folur me te, edhe më zë. Me dukej sikur udhëtoja bashkë me ëndrrat e tija. Me bëhej sikur edhe mali e ndjente këtë ikje. Me dukej sikur mali kishte lexuar vendimin tuaj më herët se unë. Rrallë kush mund ta lexoj malin, si na që jemi rritur me te! Sekretin e malit tonë, nuk e lexon dot i huaji. Nëse kthehesh ndonjëherë, malin do ta gjesh, aty. Sa shumë herë e kemi pre këtë mal, e ai është përtërirë si më parë. Besa shumë herë është rritur më shpejt e më mirë. Nuk e kemi dëmtuar kurrë zemrën e malit. Atë e kemi çmuar mu sikur jetën. Mali është jetë! vetëm kur ta kuptoni këtë, mund të shpresoni se keni mësuar diçka nga jeta.

Ne erdhëm deri këtu, me këtë gjuhë e me këtë dashuri për këtë dhe.

Kur po i shoh arat djerrinë, rrugët e reja të zbrazëta, shkollat e mbyllura, oxhaqet e shtëpive pa tym, po më terrohen sytë. Ju po shkoni dhe nuk kam tjetër fjalë, pos t’iu urojë shëndet e jetë të lumtur kudo. Kështu është prindi. Të do edhe kur je këtu, edhe kur ikë. Fëmijët shtojnë jetën, e përtërijnë atë dhe ashtu i japin kuptim.

Tash, shpesh harroj që je shumë larg. Shumë herë kam hapur duart për të të përqafuar, po më kanë mbetur ngrirë. Kaloja kohën duke imagjinuar lojërat tuaja të dikurshme në oborr, moti kur ishe akoma fëmijë. Ashtu ëndërroja derisa më lodhte gjumi. Kam harruar përjetimin e përqafimeve të dikurshme. Sa më shumë që po kalojnë ditët, më bëhet sikur po ikni edhe më larg

Vetëm njerëzit me karakter të pathyeshëm, me punë e butësi, ruajnë miqësinë me natyrën.

Një thatësi pak më e gjatë çrregullon jetën. Një shi me kohë, kthen besimin. Kështu është kudo nëpër botë. Popujt tjerë kanë mësuar më shumë se na nga natyra. Përvoja i ka mësuar të sillën më mirë me natyrën.

Nuk besoni, por dikur mbanim shumë bletë, dhe ka ndodhur që kemi ngrënë mjaltë në vend të bukës. pasi nuk kishim drithë për të bluar.

Për hithër e lakra, nuk do shkruaj, pasi është histori e rëndë, që nuk harrohet. Ka ndodhur që me një petë lakrori të gatuajmë një javë, derisa është djegur peta. Zakonisht, petën ua jepnim fëmijëve të vegjël. Ne të rriturit e përballonim më lehtë bubullimën e barkut. Njeriu po mësohej me kushte të reja. Natyra jonë na ka ofruar shpëtim edhe kur na kanë shpallur të humbur.

Mbani mend rrëfimet e urta të pleqve për jetën. Iu duhen kudo që jetoni.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori