LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Gashi: Nuk kam dhënë urdhër që ministri Sveçla të sjellet me forcë në seancë

Gjyqtari Gashi: Nuk kam dhënë urdhër që ministri Sveçla të sjellet me forcë në seancë

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Eroll Gashi ka mohuar lajmet se ai ka dhënë urdhër që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të sjellet me forcë nga Policia e Kosovës në seancën gjyqësore.

Gjyqtari Gashi tha për Telegrafin se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Jo nuk është e vërtetë se kam dhënë urdhër që të sjellet me forcë në seancë gjyqësore”, pohoi ai.


Gashi deklaroi që në rast se në seancën e radhës të pandehurit nuk paraqiten në sallën e gjyqit atëherë ai do obligohet të lëshoj urdhërin për sjelljen e tyre me forcë.

Urdhërohet të sjellet me forcë ministri Sveçla në seancë, ku së bashku me 12 të tjerë akuzohet për veprime të dhunshme në protestën e 2013-së
Lexo po ashtu Urdhërohet të sjellet me forcë ministri Sveçla në seancë, ku së bashku me 12 të tjerë akuzohet për veprime të dhunshme në protestën e 2013-së

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori