Gjykata Supreme e Kosovës ka arritur që të përfundojë gati të gjitha lëndët e korrupsionit për vitin 2019 derisa në atë të Apelit kanë mbetur edhe 18 lëndë të papërfunduara, por që pritet të përfundojnë shumë shpejt.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, thotë se kjo Gjykatë i ka konstatuar disa shkelje të rasteve të korrupsionit sidomos kur Gjykatat e shkallëve më të ulëta kanë vendosur në favor të të pandehurit dhe është shkelur ligji.
“Sa i përket lëndëve të korrupsionit nuk kam shifër të saktë për shkak se tek ne nuk specifikohen rastet e korrupsionit me i nda prej rasteve tjera të lëndëve penale, të gjitha janë mjete të jashtëzakonshme që janë prezantuar tek ne, por faktikisht nuk besoj se munden eventualisht 1 apo 2 raste me ekzistu të papërfunduara. Të gjitha rastet janë të përfunduara dhe në disa raste ju veç keni njohuri se Gjykata Supreme i ka konstatuar disa shkelje të rasteve të korrupsionit sidomos kur Gjykatat e shkallëve më të ulëta kanë vendosur në favor të të pandehurit dhe është shkelur ligji dhe sipas vlerësimit të Gjykatës sonë nuk janë vlerësuar provat dhe faktet në mënyrë të drejtë”, tha Peci për Ekonomia Online.
Ai tha se nuk është i kënaqur me politikën ndëshkimore në Kosovë, pasi tha se në rastet kur ka më shumë kryes të veprave penale duhet të vlerësohet kontributi i secilit në kryerjen e asaj vepre.
“Me politikën ndëshkimore nuk jemi të kënaqur në kuptimin e përgjithshëm si Kosovë për shkak se dispozitat e Kodit Penal të Kosovës i përcaktojnë rrethanat ndëshkuese dhe rënduese të kryesve të veprave penale në kuadër të këtyre rrethanave vlerësohet edhe vepra penale kontributi i kryesve të veprave penale në kryerjen e veprave penale. Nëse kemi më shumë kryes të veprave penale sipas rregullit dhe procedurës duhet me u vlerësu kontributi i secilit në kryerjen e veprës penale”.
Peci tha se Gjykata Supreme bashkë me Këshillin Gjyqësorë të Kosovës do t’i ndërmarrin masat adekuate në kuptimin e adresimit të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve se pse nuk janë duke i zbatuar në mënyrë korrekte sa i përket matjes së dënimit.
“Secili vendim është individual, duhet të bëhet individualizimi për secilin kryerës të veprës penale. Ne e kemi një udhëzues për politikë ndëshkimore me të cilin nuk jemi të kënaqur, nuk po zbatohet në mënyrë ashtu siç e parasheh ligji për shkak se kemi vërejtje në kuptimin e dënimeve jo unike sa i përket kryesve të veprave penale për vepra të ngjashme penale me rrethana të ngjashme përafërsisht dhe me siguri që në këtë vitin që po hyjmë edhe si Gjykatë Supreme edhe së bashku me Këshillin Gjyqësorë do t’i ndërmarrim masat adekuate në kuptimin e adresimit të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve se pse nuk janë duke i zbatuar në mënyrë korrekte sa i përket matjes së dënimit”.
Ndërkaq në Gjykatën e Apelit nga 102 lëndë që kanë arritur në vitin 2019, janë përfunduar 84 ndërsa në punë kanë mbetur edhe 18 të cilat pritet të kryhen shumë shpejt.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, tha se gjyqtarët e kanë për obligim që t’i shqyrtojnë dënimet duke u bazuar në ligj.
Ai tha se 48 lëndë të korrupsionit janë vërtetuar, 25 janë rikthyer në rigjykim dhe 11 janë ndryshuar.
“Ne kemi filluar vitin 2019 me 18 lëndë të cilat kanë qenë të bartura në vitin 2019, ndërsa gjatë viti 2019 kanë arritur 84 lëndë dhe gjithsej i kemi pasur 102 e lëndë dhe prej tyre janë zgjidhur 84 dhe kanë mbet në punë edhe 18 lëndë dhe shumë shpejt të përfundojnë sa i përket mënyrës së zgjidhjes 48 janë vërtetuar 25 janë rikthyer në rigjykim ndërsa 11 janë ndryshuar”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje