Gjyqësori dhe mediat do të ndikojnë në përplasje të vazhdueshme të partive politike në Maqedoni (Video)
Sipas Alsat-M, pozita dhe opozita gjykojnë njëra-tjetrën për politizim të gjyqësorit dhe mediave. Derisa Qeveria në programin e saj ka theksuar pikat në të cilat duhet bazuar për reforma në gjyqësorë dhe media, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka gjyqësor të pavarur dhe aq më pak media të lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deklaratat kundërthënëse të kryetarit të OBRM-së vijnë pak muaj pas largimit tij nga pushteti 10 vjeçar. Akuzat mes palëve ekspertët i konsiderojnë strategji politike. Profesori Nikolla Dujoski vlerëson se raportet ndërkombëtarë dëshmojnë se kush dhe çfarë ka bërë me gjyqësorin dhe mediat.
”Fakt është se gjyqësori është i partizuar. Kush e ka bërë këtë? Do ta vërtetojmë në mënyrë plotësuese. Ata të cilët gjykojnë për diçka për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë se vetë drejtpërdrejtë kanë marr pjesë në cenimin e gjyqësorit dhe rrëzimin e të gjithë sistemit gjyqësor dhe të prokurorëve ndërsa sot fajësojnë të tjetër, kjo nuk do t’u shkojë për shtati. Votuesit e tyre nuk e besojnë këtë”, deklaroi profesori Nikolla Dujoski.
Dujoski sugjeron që Qeveria e cila pretendon se do të reformojë sistemin gjyqësor, të heq dorë nga ndikimi dhe punën t’ua besojë ekspertëve.
”Nuk mundet Kryeministri të bëj reforma në gjyqësorë. Nuk është në rregull dhe as e shëndetshme. Ka trupa dhe komisione si ai i Venedikut në të cilin marrin pjesë edhe persona politik si ministri i Drejtësisë, por them që përbërja dhe baza duhet t’i mbetet në duart e ekspertëve, gjykatësve, Këshillit gjyqësorë dhe jo politikanëve. Ata nuk janë pjesë e zgjidhjes së problemit”, shtoi Dujoski.
Për gjendjen e gjyqësorit dhe mediat në qeverisjen e OBRM-së, opozita kishte publikuar edhe disa biseda të përgjuara.
Sasho Mijallkov – Svetlana Kostovska
Të zgjedhim për gjykatëse ose jo?
Pse jo. Unë do të doja të më zgjidhni.
Mirë pra e kam rregulluar punën. Po!
Do të thotë duhesh të më qerasësh.
Gjithë jetën do të kem borxh.
Dragan Pavllovqi Llatas – Sasho Mijallkov
Në Kanal 5 tre herë më mirë.
Nuk e shikova në Kanal 5.
Duhet ta shesim fortë.
5 ditë do ta transmetojmë
Ka sekuenca të mira kur zvarritet për tokë.
Dragan Pavllovqi Llatas- Sasho Mijallkov
Më fal por me 2 milion euro në vit, unë do të bëj televizion.
Unë po ua zgjidh punën, po ua heq Velijën në mënyrën time.
Si pasojë e ngarkimit të sistemin gjyqësor nga politika dhe kuadrot politik, në Marrëveshjen e Përzhinës partitë me konsensus të gjerë formuan Prokurorinë Speciale Publike. Opozita kishte kërkuar një organ special të akuzës për faktin se përgjimet që i kishte në duar nuk ia besonte Prokurorisë Publike. Lidhur me ndikimin politik në sistemin gjyqësor dhe lirinë e mediave kanë rekomanduar edhe raportet ndërkombëtare. Raporti i Pribesë dhe ai i Komisioni Evropian kanë konstatuar si prioritet qeveritar reformat në gjyqësor si dhe rritjen e lirisë së mediave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025