LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet se gjykimi për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për spitalin modular, është caktuar për datën 06.09.2022 në ora 10:00 para gjyqtarit Jordan Velkovski.

Gjykimi u caktua pasi më 16 gusht, lënda për spitalin modular sipas Sistemit Informativ për Menaxhimin Automatik të Çështjeve Gjyqësore (AKMIS) i është ndarë gjyqtarit.

Pas shqyrtimit të aktakuzës, gjyqtari tani fillon gjykimin.


“Me lëndën për spitalin modular në Tetovë, pas aktakuzës së dorëzuar nga Prokuroria e Tetovës me nr. KO 531/22 me të cilin F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, i caktohet gjyqtarit nga Departamenti Penal me lëndën K nr. 450/22”, njoftuan nga gjykata më 16 gusht.

Ndryshe, në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator 2021, humbën jetën 14 persona. Pas hetimit disa mujor, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, më 27 korrik 2022, ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori