Në Gjykatën e Pejës më 22.04.2024 u mbajt seanca ndaj Halil, Kreshnik e Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan mbrëmjen e 26.11.2021, ku një autobus ishte sulmuar me “Kallashnikov”, me ç’rast ishin vrarë dy nxënës të moshës 17 -vjeçare L.H. dhe G.M. dhe shoferi i autobusit G.Gj.
Para kësaj Gjykate, të akuzuarit u përballën me dëshminë e dëshmitarit Behar Hajdaraj, i cili tha se në natën kritike kishte shkuar te punëtoria (garazhi) e të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, ku i kishte blerë tek ai disa pajisje për traktor.
Ai tha se aty kishte qëndruar nga ora 17:00 deri në 18:00-18:30, kurse gjatë asaj kohe sa po qëndronte aty, sipas tij, i akuzuari Kastriot Mehmetaj kishte thënë se “po shkoj me i qitë lopëve”.
“’Po shkoj me i qitë lopëve’. Kështu më ka thënë. Nuk kam debatu më shumë”- u shpreh dëshmitari.
Ai tha se nuk e di nëse famlja Mehmetaj ka shtallë dhe nëse posedon lopë.
Dëshmitari tha se i akuzuari Kreshnik Mehmetaj kishte qenë me ‘’rroba normale”, kurse i akuzuari Kastriot Mehmetaj kishte veshur rroba të punës ngjyrë të kaltër të mbyllët dhe një kapele të zezë.
Ai shtoi se i akuzuari Kreshnik Mehmetaj e kishte pasur hundën e mbështjellë me fashë pasi ishte bërë operacion në hundë.
Natën kritike, ai shtoi se i kishte telefonuar i akuzuari Kreshnik Mehmetaj dhe i ka thënë: ‘Çka ka ndodhë se shkun alarmat e Policisë?’, kurse dëshmitari i ishte përgjigjur: “nuk e di”. Më vonë dëshmitari tha se e ka thirrë mbrapa të akuzuarin ku e kishte njoftuar se nuk ka asgjë në fshatin e tij, kurse i akuzuari Kreshnik Mehmetaj i ishte drejtuar me fjalët: “’E kanë vra shoferin dhe Ledionin-djalin e Hamzës’. Çikën nuk e ka përmend”- u shpreh dëshmitari në seancën e sotme.
Në seancën e sotme u paraqit një fotografi nga ana e Prokurorisë, ku shfaqte pamje nga garazhi dhe shtëpia e familjes Mehmetaj.
Dëshmitari tha se të nesërmen pas natës kritike ishte takuar me të akuzuarin Kreshnik Mehmetaj te “Kullat e Haradinajve”, ku i akuzuari ia kishte sjellë do pjesë të traktorit. Ai shtoi se takimi ishte bërë te ky vend ngase rruga kishte qenë e bllokuar nga policët dhe kishte zgjedhur rrugë alternative.
Dëshmitari shtoi se pas rastit një pjesëtar i familjes Mehmetaj, djali i Zenelit, e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë ta thoshte të vërtetën nëse e thirrin gjykata.
“Më ka thënë nëse të thirrin, me folë çka ke ni, çka ke pa, veç drejtësi” – tha dëshmitari para Gjykatës.
Për dëshmitarin e sotëm pati pyetje edhe vetë i akuzuari Kreshnik Mehmetaj.
Ai e pyeti dëshmitarin se pse kur kishte shkuar tek ai natën kritike nuk ishte afruar, e deri tek marrëdhëniet e familjes së tij me një familje tjetër.
Dëshmitari u shpreh se nuk i intersojnë të tjerat, interesi i tij sipas tij ishte të kryente punët e tij, marrja e pajisjeve të traktorit që i duheshin, kurse lidhur me marrëdhëniet e familjes Hajdaraj me Beqirin dëshmitari iu përgjigj të akuzuarit se nuk i interesonte atij lidhur me këtë çështje.
“Nuk të intereson ty”- iu përgjigj dëshmitari Hajdaraj të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj.
Sipas të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, pyetja mbi marrëdhëniet familjare mbi dy familjet e lartpërmendura ishin arsyeja pse e kishte telefonuar dëshmitarin natën kritike pasi kishte dëgjuar sirenat e Policisë.
Për dëshmitarin e sotëm pati vërejtje avokatja Kosovare Kelmendi për të cilin tha se pati një qëndrim në thonjëza “armiqësor” karshi mbrojtjes së të akzuuarve, kurse ndaj rimarrjes në pyetje të prokurorisë, avokatja tha se dëshmitari ndihej ‘më i relaksuar’.
Dëshmitari i sotëm kishte dhënë deklaratë edhe në Polici më 06.12.2022, dhe tha se mbetet pranë asaj çka kishte deklaruar atëherë dhe sot.
Për këtë rast më 08.02.2024 është dëgjuar rrëfimi i nxënëses Andina Bajramaj, tani 19-vjeçare, e cila kishte qenë në autobusin e sulmuar në natën kritike, dhe kishte dhënë përshkrime mbi sulmuesin, por nuk kishte arritur t’ia shihte fytyrën.
Cili është motivi i vrasjes sipas Prokurorisë?
Kjo vrasje dyshohet se është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit G.Gj., duke e lidhur këtë vrasje me “vetëvrasjen e H.M., në vitin 2020”, e cila ishte bija e të akuzuarit Halil Mehmetaj.
Sipas Prokurorisë, për këtë vetëvrasje që kishte ndodhur në familjen Mehmetaj, këta të fundit e kishin fajësuar shoferin G.Gj., i cili u vra në sulmin kundër autobusit.
Edhe gruaja e shoferit të ndjerë kishte dhënë dëshminë e saj, por seanca ishte mbyllur për publikun për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë së saj.
Për këtë rast janë dëgjuar dëshmitaret Pranvera Halilaj dhe Rozeta Pjetraj, që sipas Prokurorisë vërtetojnë motivin e hakmarrjes të kësaj vrasjeje.
Por, për shkak që këta dëshmitarë kanë rrëfyer detaje nga jeta personale e tani të ndjerës H.M., vajzës së të akuzuarit Halil Mehmetaj, e nga jeta personale e vetë të akuzuarve, publiku ishte përjashtuar.
I akuzuari Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë, është betuar për hakmarrje tek varri i vajzës së tij kur e ka varrosur, duke vënë orën e dorës së tij në arkivolin e vajzës.
Sipas dosjes, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për këtë.
Në këtë gjykim janë dëgjuar edhe rrëfimet e prindërve të nxënësve të vrarë në natën kritike.
Beqë Hamzaj dhe Florim Mustafaj kanë dhënë rrëfimet e tyre për ngjarjen në të cilën u vranë fëmijët e tyre 17-vjeçarë.
Lidhur me hakmarrjen në fjalë, për të cilën Prokuroria po dyshon si është motivi i vrasjes, Beqë Hamzaj kishte thënë se vrasja e fëmijëve ishte bërë për ta mbuluar hakmarrjen.
Mbrojtja e të akuzuarve këtë motiv e kishte cilësuar si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar sipas tyre në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Pejës ishte bërë publike përmes një konference nga ky institucion, ku ishin shpalosur detaje mbi veprimet hetimore të ndërmarra.
Ngjarja e ndodhur në Gllogjan ishte konsideruar tronditëse edhe për opinionin publik.
Arrestimi i të akuzuarve kishte ndodhur vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Mbi Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë, ndërsa Halil Mehmetaj akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë.
Mbi ta rëndon edhe akuza – armëmbajtje pa leje.
Akuza përfaqësohet nga prokurorja Sahide Gashi, kurse rasti gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Violeta Husaj- Rugova, Shaqë Curri dhe Leon Përlaska – anëtarë, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje