LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen e rëndë në Klinë, i dëmtuari rrëfen se si ishin kërcënuar nga babai i të akuzuarit

Gjykimi për vrasjen e rëndë në Klinë, i dëmtuari rrëfen se si ishin kërcënuar nga babai i të akuzuarit

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor, i dëmtuari deklaron se si babai i të akuzuarit për vrasjen e vëllait të tij, Fatlum Deliu i kishte kërcënuar më herët, ndërsa dy djemtë e tij kishin qenë ata që kishin gjuajtur me revole drejt tyre.  

Këtë deklarim e bëri të hënën, i dëmtuari Valdrin Balaj në cilësinë e dëshmitarit, në gjykimin ku për vrasjen e tani të ndjerit V.B. po akuzohet Faltum Deliu.

Dëshmitari Valdrin Balaj, deklaroi se kishte pasur lidhje me motrën e të akuzuarit Deliu, dhe se për këtë ai kishte dërguar si ndërmjetësues familjes Deliu, personin Fitim Shpati.


Balaj tutje tha se sipas ndërmjetësuesit ata kishin aprovuar lidhjen e tyre dhe për këtë e kishte ftuar tek shtëpia e tij, mirëpo sipas tij, ata e kishin pritur tek një shtëpi e pa banuar dhe më të hyrë në të ai ishte sulmuar nga Miftar dhe Fatlum Deliu.

Për këtë, Balaj tha se kishte marrë kërcënime nga babai i të akuzuarit Fatlum, që të mos e raportojnë në polici sepse do të kenë pasoja tjera.

Tutje, përgjatë pyetjeve të prokurores Lumturije Vuqetaj, dëshmitari Valdrin, tha se pas kësaj, ata ishin takuar në një lokal që të arrijnë marrëveshje, që rasti të mos raportohet në polici dhe t’i shkëpusë kontaktet me vajzën e tyre.

Në ditën kritike, dëshmitari Valdrin tha së vëllau i tij i madh kishte marrë mesazh kërcënues nga Miftar Balaj, e ku më pas ai i kishte dërguar mesazh këtij të fundit se “ a e ke ndermënd të ndalesh apo çka”, tha Valdrin Balaj.

Pas këtyre, dëshmitari tha se kishte thirr dy vëllezërit e tij që ta takojnë përsëri Miftarin, e ku bashkë me të ndjerin V.B, takojnë personin Miftar.

“Me të parë atë e pyeta se a mund të bisedojmë dhe pranoi, pastaj vazhduam e pyeta se cili është problemi, aty erdh Fitim Shpati dhe filloi Miftari me kërcënime dhe sharje, jemi shty pak me duar Fitim Shpati na ka qit jashtë mua dhe Valentinin dhe tha se do ta largoi Miftarin nga lokali”, shtoi dëshmitari Valdrin Balaj.

Ai tha se në ato momente ishin larguar se bashku më vëllan e tij dhe Fitimin larg nga lokali në drejtim të parkut, dhe pas 20 minutave ata kishin kaluar përsëri rrugës nga ai lokal, ku para lokalit ishin dy djemtë e Miftar Deliut, të akuzuarit Fatlum Deliu dhe R.D që ju shkonin prapa të dyve.

Sipas dëshmitarit Valdrin, që të dy ishin drejtuar kah dy të akuzuarit por në momentin që i kishin parë revolen në dorë të akuzuarit Fatlum Deliu, ata ishin tërhequr prapa dhe kanë filluar të vrapojnë.

Dëshmitari Valdrin tha se ai nuk e kishte parë vëllan e tij se a ishte duke ikur, duke menduar se e ka nga mbrapa edhe pse i kishte dëgjuar të shtënat, mirëpo sipas tij për plagosjen e tij e kishte kuptuar më pastaj kur ka shkuar tek ambulanta dhe e ka parë atë.

Tutje, u dëgjua dhe dëshmitari Valon Balaj, i cili tha se me Miftarin ishte takuar një ditë para ditës kritikë, pasi që ai kishte dëgjuar për rrahjen e vëllait të tij Valdrinit.

Ai tha se arsyeja e rrahjes së vëllait të tij kishte qenë shkaku i vajzës së Miftarit, dhe për këtë çështje ishin takuar që të bisedonin dhe të pajtoheshin.

“Obligimet kanë qenë që mos me nguc njëri tjetrin dhe kemi qu ndërmjetësues Kushtrim Halitin që ishte me ne se ta pyes vajzën se a e don Valdrinin apo jo. Vajza i kishte thëne jo dhe aty jemi marrë vesh që Valdrini mos ta kontaktoj më atë vajzë”, tha dëshmitari Valon Balaj.

Përgjatë pyetjeve të prokurores Vuqetaj, dëshmitari deklaroi se ditën kritike të nesërmen nga takimi që kishte pasur me Miftarin, ky i fundit e kishte kontaktuar herët në mëngjes duke i thënë se “mos u ngucni se vëllau yt sërish po më thërret”, por ai tha se kishte biseduar me vëllan e tij dhe ai nuk e pranoi se kishte folur me të.

Ai tha se ka menduar se ka përfunduar çdo gjë dhe janë marrë vesh që s’ka për të ndodhur më asgjë, mirëpo sipas tij, Valdrini e kishte thirr në telefon duke i treguar se do të takohet me Miftarin dhe duke i thënë se nuk është mirë puna.

“I thash rrini aty ku jeni në kafe sepse unë jam marrë vesh me Miftarin që të mos kemi më telashe, derisa erdha une dhe arrita ne vendngjarje i kam pa shirtitat dhe e kam kuptuar se çka ka ndodhur”, tha dëshmitari Valon Balaj.

Tutje gjatë seancës është dëgjuar edhe dëshmitarja e dëmtuara Mehrije Balaj, e cila tregoi lidhur me rastin para ditës kritike, ku tha se pasi që kishte dëgjuar se e kanë rrahur të birin e saj, ajo nuk kishte dashur që të pajtohet dhe se e njëjta tha se po ta kishte ditur me herët ajo do ta kishte raportuar në polici.

Ndryshe, seanca e radhës u caktua për 28 dhe 29 dhjetor.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 4 korrik 2022 nga Prokuroria e Pejës, e ngarkon të pandehurin se më 16 qershor  2021, në Klinë ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me dashje ka vë në rrezik jetën e personave  tjerë për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme për rreth një javë që kishin me Valdrin Balaj, vëllaun e tani të ndjerit V.B.

Sipas aktakuzës i pandehuri kishte qenë nën shoqërimin e vëllait të tij të mitur, vërejnë vëllezërit V.B dhe Valdrin Balaj, ku pastaj i pandehuri nga brezi nxjerr revolen e tij të tipit “M57” dhe në distancë rreth 20m shtie tri herë në drejtim të viktimës duke e goditur atë me një predhë në pjesën e pasme të kokës dhe duke e rrezikuar edhe jetën e V.B.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”,  nga 173par.1 pika 1.5 të KPRK-së

Po ashtu i pandehuri ngarkohet për armëmbajtje pa leje dhe atë pistoletë të llojit “M57”, një karikator dhe katër fishekë

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366par.1 të KPRK-së.

Kurse i mituri R.D  sipas Prokurorisë ngarkohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, pasi vëllau i të ndjerit kishte filluar të ikte, kishte shtënë më armë në ajër sepse frikësohej se mund të sulmohej, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose

Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose

Lajme
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Lajme
Kalo në kategori