Në seancën e rigjykimit të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte në Istog, Çaslav Joliq, dëshmitari Zef Malësia tha se ishte Joliq së bashku me katër persona të tjerë që gjatë luftës, më 23 mars 1998, e kishin maltretuar me shqelma dhe boksa për rreth 20 minuta.
“Më kanë kapë njëri dorën, Joliqi dorën e djathtë dhe të majtën Dule Peqinoviqi në prezencë të gazetarëve dhe tre tjerë më kanë gju me të rame mas shpinës dhe ka zgjatë ajo torturë 20 minuta. Njëri është rrëzu tu më gju me shkelma ku i rrëzuari ka qenë Çaslav Joliq dhe u çu me një distancë, me një vrap më ka goditur në kokë me grusht dhe unë jam rrëzu”, tha Malësia.
Lidhur me këtë rrethanë, i ballafaquar nga mbrojtësi i të akuzuarit Joliq, avokati Miodrag Bërkljaq, se përse në Polici ka deklaruar se është goditur më së forti nga Dule e jo Joliq, dëshmmitari tha se ka mundur të jetë shkruar gabimisht nga Policia.
Malësia pohoi se gjatë atyre 20 minutave torturë, i akuzuari e kishte goditur edhe herë të tjera.
“Po more nga të gjitha anët”, deklaroi Malësia, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai tha se e kishte identifikuar Joliqin pasi që e ka pasur fqinj, e që në pyetjen e vetë të akuzuarit se a njeh dikë tjetër nga anëtarët e familjes së të akuzuarit, Malësia tha jo.
Për këtë, Joliq reagoi duke thënë se si ka mundësi që atë e njeh ndërsa nënën e babanë nuk ia njeh derisa thotë se i ka pasur fqinj.
Po ashtu, Malësia sqaroi se dhe një maltretim tjetër që e ka pasur nga i akuzuari Joliq ishte sa kishte shkuar në stacionin policor që ishte në fshatin Gurakoc të Istogut, e që tha se Joliq e kishte goditur me shqelma këmbëve sa ishte ulur në stacion brenda.
Malësia deklaroi se paraprakisht me Joliqin nuk kishte probleme fqinjësore dhe se gjatë kohës së luftës ishte veshur me rroba të ushtrisë.
Gjithashtu, në këtë seancë dëshminë e dha edhe Naim Ferati, i cili rrëfeu maltretimin që i ishte bërë nga dy persona, e që deklaroi se e kishin rrahur dhe më pas e kishin ngrehur zvarrë për rreth 200 metra.
Ferati, për të akuzuarin Joliq tha se herën e parë që e ka parë ishte kur ka ardhur në gjykatë dhe se nuk e ka njohur më herët, për avokati Brkljaq tha se është i befasuar se pse është ftuar të japë dëshminë Ferati kur nuk njeh Joliqin në asnjë moment.
Më pas, seanca u ndërpre me përfundimin e orarit të punës për të vijuar ditëve në vazhdim me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.
Ndryshe, më 10 qershor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar të pandehurin Joliq, me 8 vite burgim për krime lufte në qytetin e Istogut. Por, Gjykata e Apelit më 4 nëntor 2024, rastin ndaj tij e ka kthyer në rigjykim.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Çaslav Joliq me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimet në ushtri, Kurti premton se mandatin e ardhshëm do të ndajë 1 miliard euro

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të së martës në Prishtinë një i vdekur dhe një i plagosur – çka dihet deri tani?

Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?