Çelisti i parë dikur i Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës të Shqipërisë, piktori dhe shkrimtari Lekë Tasi, rrëfen vuajtjet nën pushtetin e komunizmit të familjarëve të tij: babai Koço dhe xhaxhait Akile, vëllait Napoleon dhe dajës Mark Dindi.
Leka u lind më 1929 në Athinë, në një familje të pasur e të ngritur përmetare. Por, rinia e tij lidhet me Kosovën, dashurinë për të cilën kurrë s’e ka shuar. Kjo sepse babai i tij, Koço Tasi, jurist i diplomuar në Romë, në vitin 1941 ishte guvernatori i parë i Kosovës. Është meritë e tij hapja e shkollave shqipe në tokat e çliruara (ku përfshihen edhe ato në Maqedoni). Ernest Koliqi, si ministër i Arsimit të Shqipërisë, vendosi t’i dërgojë mësuesit, por Koço Tasi u kujdes për objektet, financimin dhe mbarëvajtjen e mësimit. Ai ka themeluar administratën e parë lokale në Kosovë, ka administruar me ndershmëri taksat dhe ka emëruar edhe kryetarët e bashkive në Kosovë dhe në tokat tjera të çliruara, duke vënë në poste njerëz të aftë e të ndershëm (teksa meritat e Koliqit së paku verbalisht çmohen, Koço Tasi është i harruar).
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, arrestohet Koço Tasi – bashkëpunëtor i Luigj Gurakuqit, pjesëmarrës në Luftën Vlorës, deputet i Parlamentit të parë shqiptar, ministër i Drejtësisë e kryetar i Gjirokastrës në momentet më të rënda të kërcënimit të grekomanëve. Ai do të dergjet për 20 vite në Burrel. Vëllai i tij Akile, bashkëpunëtor i Faik Konicës, i diplomuar në Bolonjë e ministër i Kulturës, vdesë në Burrel.
Në videon e mëposhtme, Lekë Tasi rrëfen për kalvarin e familjes së tij me ardhjen e pushtetit komunist në Shqipëri. Ai përshkruan gjyqin “popullor” të vëllezërve patriotë e intelektualë, Koço dhe Akile, dhe turmat e indoktrinuara që nuk dinin gjë e që brohorisnin “në litar”, duke kërkuar dënim me vdekje me ta.
Burgjet i vuan edhe vëllai i tij Napoleoni, që ka përkthyer ndër të tjera sonetet e William Shkespeare-t, sonetet e John Keats-it dhe Lord Byron-in, motra e vetme këngëtarja lirike Tefta, daja jurist Marku … Napoleoni poliglot dënohet sepse kishte luftuar kundër çetnikëve, për të mbrojtur popullatën e Kosovës. Leka thotë se kjo dëshmon se komunistët shqiptarë nuk e donin Kosovën.
Lekë Tasin, çelistin e parë, pushteti komunist do ta dënojë me punë të detyrueshme në bujqësi, duke e internuar në Grabjan të Divjakës.
Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/akil.tasi/videos/10158193358589346/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ditarët e rremë të Hitlerit që tallën shtypin britanik

Papa në geto - fragment nga autobiografia e Françeskut

Jahja Lluka promovon librin “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te Pavarësia”

Dokumentar për jetën e aktores Margarita Xhepa

Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë