LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovska

Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovska
????????????????????????????????????

Vesna Dimishkova, gjykatëse e procedurës paraprake për krim të organizuar në Gjykatën Penale, sot është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë Themelore për Krim të Organizuar Villma Ruskovska.

Nuk dihet nëse ajo është ftuar si dëshmitare ose si person që mund të jep informacione të caktuara. Ndërsa mundësia tjetër është që ajo të jetë e dyshuar, përcjell Telegrafi Maqedoni


Dimishkova, sipas informacioneve jozyrtare, merret në pyetje pasi e ka denoncuar të dyshuar në rastin “Perandoria” Orce Kamçev, se edhe ai ka qenë pjesë e grupit me Katica Janevën dhe “Boki 13”, i cili ka kërkuar haraç nga persona të dyshuar në lëndë të ndryshme.

Dimishkova është gjykatëse e cila gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së e nënshkroi urdhërin që Janeva të futet në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të bëjë kontrolle, si dhe të nxjerrë dëshmi për përgjimet e paligjshme.

Dimishkova po ashtu ka dhënë urdhër që PSP të kontrollojë shtëpinë e tashmë të ndjerit Kosta Krpaç, në hetimet për rastin “Arka”, i cili ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për përgjim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori