LAJMI I FUNDIT:

Gjykatat janë duke funksionuar në pajtim me vendimin e KGjK-Së për reduktimin e aktiviteteve gjyqësore

Gjykatat janë duke funksionuar në pajtim me vendimin e KGjK-Së për reduktimin e aktiviteteve gjyqësore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën masat e mbrojtjes nga pandemia Covid-19 ka mbajtur takimin e 231-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skënder Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi filloi me diskutimin rreth gjendjes aktuale me situatën Covid-19 në sistemin gjyqësor në përgjithësi dhe ndikimin e saj në punën e gjykatave të vendit, ku u konstatua se të gjitha objektet e gjykatave të vendit janë dezinfektuar, gjykatat janë duke funksionuar në pajtim me vendimin e KGjK për reduktimin e aktiviteteve gjyqësore, ku janë duke u trajtuar të gjitha rastet urgjente që paraqiten në gjykata, gjithashtu u diskutua edhe çështja e përgatitjes së planit të veprimit për trajtimin e lëndëve të cilat mund të parashkruhen me parashkrim absolut deri në fund të vitit 2020.

Anëtarët e KGjK-së aprovuan njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e gjyqtarëve.


Sa i përket raporteve disiplinore të dërguara nga panelet hetimore, Këshilli mori vendim që të pezullohen të gjitha çështjet e këtyre raporteve deri në njoftimin e radhës.

Këshilli aprovoi planet e punës të Komisionit për Administrimin e Gjykatave dhe Komisionit për Çështje Normative, po ashtu në këtë takim u formuan panelet hetimore për gjashtë raste disiplinore, ndërsa u aprovuan dy kërkesa për shtyrjen e afatit të hetimeve për shkak të gjendjes së krijuar me Covid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori