Prej tri javësh Avokati i Popullit ia dorëzoi Gjykatës Kushtetuese kërkesën për vlerësim të Ligjit të Pagave të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Por, Gjykata tha se i duhet koha e mjaftueshme për ta shqyrtuar kërkesën dhe për të marrë vendim.
“Kjo kërkesë është parashtruar më 7 prill 2023 dhe aktualisht është duke u proceduar. Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast. Si çdo kërkesë tjetër të parashtruar nga institucionet, Gjykata është duke e trajtuar edhe në këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftoheni me kohë të gjitha palët dhe opinion”, ka thënë Gjykata.
Por, pothuaj të gjitha sindikatat që u ankuan tek Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave me padurim po presin një vendim të Gjykatës. Shumica prej tyre thonë se ligji përbën shkelje kushtetuese.
Përfaqësuesi i Shoqatave Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, thotë pret që ligji të shfuqizohet tërësisht ose në tërësi.
“… Ne presim që dispozitat të cilat mendojmë që janë diskriminuese ti shfuqizojmë dhe pastaj qeveria ti procedoj në Kuvend dhe në mënyrë që të kemi një plotësim ndryshim dhe të eliminohen dispozitat diskriminuese… I mbetet Gjykatës Kushtetuese varësisht nga volume i tyre i punës dhe presim që Brenda këtij viti kjo lëndë kjo lëndë të marr epilog dhe që ky ligj I cili ka dispozita diskriminuese apo të shfuqizohet plotësisht ky ligj siç ka ndodhë edhe në ligjin e vitit 2019“, tha Sefaj, raporton RTV21.
Kryetari i organizimit sindikal në Prokurorinë Themelore, ka fajësuar posaçërisht Ministrinë e Brendshme e cila sipas tij nuk ka marra parasysh propozimet e tyre:
“…administrate prokuroriale, gjyqësore ka shumë specifika që veçojnë apo dallojnë prej administratës në qeveri për shkak të disa parimeve që ne patjetër duhet ti respektojmë prandaj ne i kemi arsyetu dhe argumentu pse kjo administratë duhet të trajtohet pak ma e veçantë… çdo gjë ka qenë në rregull deri në momentet e fundi por pastaj ata kanë hyrë në mënyrë shabllonike, pasi që zyra e Avokatit të Popullit I ka mbledhë shqetësimet tona tash Gjykata Kushtetuese e ka në dorën e saj dhe nuk dihet se kur”, tha Burim Neziri, kryetar i organizimit sindikal në Prokurorinë Themelore.
Një sindikatë megjithatë nuk ka pranuar që t’i bashkohet sindikatave tjera për ta dërguar në Gjykatë, Ligjin, Por Sindikata e Infermierëve thotë se nuk pret asnjë gjë nga Qeveria për çështjen e pagave të tyre
“… nuk presim reflektim dhe ku është për me i ndalë pagesat dhe benefitet i kanë ndalë ku është për me i shtu nuk janë shtu… dhe e vetmja rrugë në këtë kohë janë dokumentet nën sqetull edhe jashtë vendit”, tha Mentor Sejdiu, kryetar i Sindikatës së Infermierëve në QKUK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët