Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Para pak ditësh edhe koalicioni LDK- AAK- Nisma i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryeparlamentarit.


Ndërsa, gjatë ditës, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit ,Haliti ka thënë se PDK nuk do të dërgojë argumente shtesë në Gjykatën Kushtetuese. Haliti, në emër të deputetëve të PDK-së, pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën për seancën konstituive të 17 korrikut. Ai thotë se kjo i mjafton dhe se ai nuk e ka ndërmend të dërgojë komente personale. Sidoqoftë, thekson se nëse ka një vendim të tillë nga partia, komentet e tyre mund të dërgojnë edhe deputetët e PDK-së. /Gazeta Blic/