Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim në rivendosje që të aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të pandehurit Nagip Krasniqit t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Sipas aktvendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, Violeta Namani, kërkesa për vazhdim të paraburgimit për të pandehurin Krasniqi është e bazuar.
Kjo për faktin se, sipas vendimit, masa e paraburgimit është e vetmja masë e mjaftueshme për zhvillimin e papenguar të hetimeve dhe evitimin e veprimeve inkriminuese në të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krasniqi është i përfshirë.
Lidhur më këtë vendim, avokati mbrojtës i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga, ka deklaruar se “Gjykata e ka mbajtur në fuqi vendimin e datës 19 korrik 2023 për paraburgim, i cili ishte prishur nga Apeli, pa i shqyrtuar fare udhëzimet e Apelit”.
“Paraburgimi nuk është mjet që me mbajtë dikënd në burg. Është mjet sigurues për hetime” – shtoi tutje ai.
“Prokurorja ka kërkuar paraburgim që më i marrë dëshmitarët në pyetje. Kjo zakonisht nuk ndodh, sepse deshmitarët i merr në pyetje edhe kur i pandehuri është në liri. Megjithatë, që 5 muaj nuk i ka marrë ata 7 dëshmitarë në pyetje dhe po e mban Nagipin në paraburgim. Me rëndësi është me u cekë se këta dëshmitarë kanë mujtë me u marrë në pyetje edhe para se me e paraburgos Nagipin. Hetimet kanë filluar në janar, kurse Nagipi është arrestuar me 19 prill” – ka thënë avokati.
Gjykata e Apelit ditë më parë e kishte anuluar aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës me të cilin të pandehurit, kryeshefit të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit i ishte vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, duke e kthyer këtë çështje në rivendosje.
Gjykata e Apelit sipas vendimit të siguruar nga KALLXO e kishte aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit Krasniqi.
Në vendim tutje theksohej se i pandehuri Krasniqi mbetet në masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës së shkallës së parë.
Sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit kishte konstatuar se gjykata e shkallës së parë në aktvendimin e ankimuar nuk ka dhënë arsyet e nevojshme dhe të duhura sa i përket vazhdimit të masës së paraburgimit.
Këto arsye kanë të bëjnë me rrezikun e asgjësimit, fshehjen, ndryshimin apo falsifikimin e provave të veprave penale dhe pengimit të procedurës penale përmes ndikimit në dëshmitarë, në të dëmtuar apo bashkëpjesëmarrës të veprave penale.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, më 19 maj 2023 kishte vazhduar masën e paraburgimit për të pandehurin Nagip Krasniqi në kohëzgjatje edhe për dy muaj.
Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Gjykata e Prishtinës më 20 prill të këtij viti kishte caktuar një muaj paraburgim për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të datës 20 prill 2023, dyshohet se Nagip Krasniqi prej vitit 2022 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Krasniqi më 26 janar 2023 kishte lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik duke shkelur nenin 7, nenin 35 par.3, nenin 35 par. 2.1(iii), dhe nenin 57 par.2 të këtij Ligji, ashtu që duke vepruar me tenderin KEK-23-130-5-1-5, i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kaldajës blloku A5”, me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, ka lidhur kontratë me kompaninë Litëin SA, me çmim prej 3,495,392.42 euro, duke ndryshuar kushtet e veçanta të kontratës.
Arrestimi i Krasniqit është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhej se Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e të pandehurit N. K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A